Njohësi i çështjeve të sigurisë, Naim Maloku, e ka quajtur të gabuar vendimin e gjykatës për transferimin nga QKUK të ‘Grupit të Drenicës’, për në burgun në veri të Mitrovicës. Sipas tij, me këtë vendim gjykata ka dashur t’i provokojë të burgosurit, por edhe shoqatat e luftës së UÇK-së.
“Ka pasur vende boll ku kanë mundur t’i dërgojnë, siç është burgu i sigurisë së lartë në Gërdovc. Në këtë burg edhe kushtet janë shumë të mira. Pse është dashur t’i dërgojnë në veri. Nëse ka pasur dyshime se ata po e keqpërdorin QKUK-në, kanë pasur mundësi që t’i dërgojnë në burgun e sigurisë së lartë në Gerdovc”, ka thënë Maloku, në një intervistë për gazetën Tribuna.
Pavarësisht kësaj, Maloku thotë se dikush duhet të japë përgjegjësi për arratisjen që ndodhi në QKUK. /Tribuna/