Ndikimi i kafeinës në tru, ja çfarë shkakton

0

Kafeina konsiderohet si psiko-stimulant sepse e jep efektin direkt ne trurin e njeriut. Ajo permireson kohen e reagimit dhe përqendrimin, duke i dhene ndjenjen e gjallërisë dhe energjise atyre qe e konsumojne. Ajo krijon kete efekt duke bllokuar veprimin e adenozines, qe eshte nje kimikat tjeter psiko-aktiv. Kafeina jo vetem qe bllokon veprimin e adenosines por gjithashtu nxit dhe gjendrrat mbiveshkore te prodhojne hormone stresi si adrenalina dhe cortisoli. Ky prodhim i hormoneve i jep trupit nje stimulim te shpejte. Gjendrat mbiveshkore jane gjendrra te fuqishme qe prodhojne mbi 150 hormone, duke perfshire ketu testosteronin, estrogjenin, dhe kortizolin. Njerezit qe konsumojne kafe rregullisht, e mbajne trupin ne nje gjendje urgjence te vazhdueshme, duke e stimuluar organizmin vazhdimisht me kafeine. Efekti i vazhdueshëm i nivelit te ngritur te kortizolit, shkakton tkurrjen permanente te nje pjese te trurit te njeriut qe eshte e përgjegjshme per kujtesen. Po ashtu dhe dobeson makrofazhet (qeliza te bardha te gjakut), dhe nderhyn ne aftesine e trupit per luftuar infeksione te ndryshme (imunitetin). Kafeina e ul aftesine e trupit per te perballuar stresin. Rreth 2. 5 milion filxhanë kafeje Konsumohen c’do dite ne Shtete e Bashkuara. Aroma e pasur dhe shija e mire jane te mirëpritura dhe te njohura kudo, por kafeja eshte e përgjegjshme dhe per shume efekte te tjera anesore si ulje energjie, harxhim i te tere mineraleve, gjendra mbiveshkore te shtera, mostretje ushqimi, ankth dhe ndryshime te gjendjes shpirtërore. Nje filxhan kafe ka zero kalori keshtu qe nuk i jep dot trupit aspak energji, megjithëse ato qe konsumojnë kafe shprehin nje ndjenje energjie. Kafeina gjendet dhe ne shume produkte te tjera si caji dhe shume pije me gas si Coka Cola, Pepsi etj. Kafeina nuk klasifikohet si droge zakon-formuese, por shume njerez mbeshteten nen te dhe vuajne shenja te renda tërheqjeje, nese nuk pijne kafene e tyre rregullisht. Keta njerez ankohen per lodhje, dhembje koke dhe nje ndjenje e jo te qeni mire. Kafeina ka dhe efekte te tjera te këqija ne trup. Ajo shkakton mbi-nxitimin e trupit, nervozizëm, ankthe dhe nje ndjenje e te qeni ne tension gjate gjithe kohes. Kafeina prish koordinimin e lëvizjeve te vogla brenda nervave, qe quhen dhe “ethe kafeje”. Adenozina eshte nje kimikat, qe gjendet ne gjithe trupin dhe eshte nje rregullues i rendesishem i metabolizmit te energjise. Ajo perfshihet ne transmetimin e impulsive elektrike pergjate nervave. Adenozina nuk eshte nje substance energjetike, përkundrazi, ka nje efekt qetesues ne trupin e njeriut. Ajo ul presionin e gjakut, rrahjet e zemres dhe temperaturën e trupit, ngadalëson levizjen sistemit te tretjes dhe zakonisht ndihmon dhe ne balancën e reagimit te trupit ndaj stresit. Ne sasi te larte shkakton letargji dhe përgjumje. Kjo ndodh se adenozina shkakton ngadalësimin e çlirimit te transmetuesve nervore, kimikate, te cilat shpien mesazhe nga njeri nerv ne tjetrin. Per te kryer kete funksion molekula e adenosines duhet qe ne fillim te lidhet me nje receptor specifik ne sipefaqjen e qelizave. Kafeina ka nje molecule me ndertim te perafert me ate te adenosines dhe mund te lidhet me te njejtin receptor ne qelize, duke shkaktuar bllokimin e aksionit te adenosines. Pa efektin qetësues dhe kontrollues te adenosines, qelizat nervore vazhdojne te shkarkojnë mesazhe sa vjen e me shpejt. Kortizoli mund te futet me lehtesi ne cdo qelize, dhe pa te njeriu do te vdiste, megjithatë niveli i ngritur i kortizolit per nje kohe te gjate eshte kritik per shëndetin e njeriut. Kur trupi stresohet cdo dite si nga kafeja apo dhe nga niveli i larte i stresit, niveli i kortizolit qëndron i ngritur. Kafeina stimulon dhe shperberjen e glikogjenit nga melcia, e cila derdh glukozen ne qarkullimin e gjakut. Kjo shkakton pankreasin te sekretoje insuline me teprice, dhe si rezultat shkakton nje ulje te shpejte te nivelit te sheqerit ne gjak. Gjendja shpirtrore dhe lekundjet e energjise pasqyrojnë ulje-ngritje te sheqerit ne qarkullimin e gjakut. Ka rreth 208 acide te ndryshme ne kafe, te cilat se bashku me stimulimin e prodhimit te acideve te stomakut, ndikojne ne mostretjen e ushqimit dhe nje shumëllojshmëri problemesh shëndetësore, qe shkaktohen nga prodhimi i larte i acideve te stomakut. Kafeina ka dhe efekt diuretik, qe shkakton urinim te shpeshte, dhe irriton rruget urinare dhe fshikëzën. Burrat qe kane probleme me prostaten, duhet te mos konsumoje kafe, per kete arsye. Ne femra ashtu dhe meshkuj, kafeina shkakton jashtëqitjen e mineraleve te rendesishme per shendetin, sidomos Kalciumin, Potasiumin dhe Hekurin. Si te dish nese ke formuar zakon ndaj kafeines: Nese konsumoni rreth 5 filxhanë kafeje çdo dite per nje kohe te gjate, mund te keni krijuar zakon ndaj kafeines. Shenjat e tërheqjes jane pershkruar me poshte:

-Dhimbje koke

-Lodhje te renda, përgjumje, dhe humbje energjie

-Gjaknxehtësi, irritim

-Ankthe ose depresion

-Perzerje dhe/apo te vjella

-Aftesi e ulur per t’u përqendruar apo per te kryer detyra mendore.

Nese keni provuar keto shenja, mund te filloni duke ulur nivelit e kafesë qe pini çdo dite me ngadale, derisa te mos pini me, dhe duke u edukuar se cilat kondimente përmbajnë kafeine dhe duke i eliminuar ato nga konsumimi. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com