Meshaal – vendeve islame: Bëhuni bashkë për hir të Palestinës

0

Khaled Meshaal, kreu i zyrës politike të Hamasit, i ka bërë thirrje shteteve arabe dhe islame – veçanërisht Egjiptit – për tu bashkuar për hirë të popullit palestinez.
“Ramazani ka qenë gjithmonë një muaj i fitores”, tha Meshaal në një fjalim televiziv. “Dita e dhjetë e Ramazanit e vitit 1973 ishte një ditë e fitores për Egjiptin dhe ushtrinë e tij”.

Meshaal, i cili jeton në kryeqytetin e Katarit, Doha, hodhi poshtë një marrëveshje paqeje me Izraelin, duke fajësuar shtetin e vetë-shpallur hebre për fillimin e agresionit.

“Rezistenca palestineze dhe njerëzit tanë kanë të drejtë të mbrojnë veten e tyre”, tha Meshaal.

“Për ata që duan të imponojnë paqe për hir të paqes, unë them: Kërkojani Benjamin Netanjahut të ndryshoj politikat e tij dhe të ndalë krimet që ai është duke kryer kudo në Palestinë”, tha Meshaal.

Meshaal tha se rezistenca palestineze do të vazhdoj të mbaj përgjegjësinë e saj për të mbrojtur tokën palestineze – edhe në qoftë se ajo e bën këtë vetëm.

“Ne nuk jemi duke kërcënuar askënd, por ne kemi të drejtë të mbrojmë veten”, pohoi Meshaal.

“Izraelitët vetëm mund të fajësojnë veten dhe udhëheqësit e tyre për dhunë”, përfundoi Meshaal. /mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com