Ambasadori gjerman, Peter Blomeyer, në prag të largimit, i është përgjigjur pyetjeve për ndërhyrjet e të huajve në formimin e koalicioneve në vend, integrimet e Kosovës në Bashkimin Evropian si dhe marrëdhënien e veçantë të Gjermanisë me Kosovën etj.
“Mendoj që ka një marrëdhënie shumë speciale në mes të dy vendeve tona dhe unë kam disa arsye për të menduar kështu. Kosova është shteti i parë për të cilën Gjermania ka hyrë në luftë pas Luftës së Dytë Botërore. Ka pasur diskutime dhe debate të mëdha për këtë por ka qenë ky intervenim humanitar në kuadër të NATO’s në të cilën ka vendosur të marrë pjesë Gjermania. Kjo është arsyeja pse Kosova është bërë e njohur, prandaj edhe shumë gjermanë edhe në sferën private por edhe politike janë shumë të interesuar për Kosovën dhe duan që Kosova të ketë sukses. Që ky vend të jetë i suksesshëm, jemi shumë të angazhuar. Mendoj se edhe ju kosovarët e ndjeni këtë gjë. Ka edhe aq shumë kosovarë që jetojnë dhe punojnë në Gjermani dhe ka një marrëdhënie tejet të posaçme në mes të dy shteteve tona por edhe një miqësi të fuqishme”, tha Blomeyer në një intervistë për RTK.
Të reja
- “Prishtina Talks” organizon eventin përmbyllës me temën “Daveti i Musait alejhi selam” me profesorin Rudian Zekthi
- Si të bëhemi lexues të rregullt të librave?
- Nëse kërkoni në Google se cili është njeriu më i mirë në historinë e njerëzimit, i pari në listë del Muhamedi (a.s)
- Facebooku, mbetet platforma besnike e qytetarëve të Ballkanit
- Presidenti turk, Erdoğan: Brenda një viti do të ndërtohen 488 mijë shtëpi të reja për viktimat e tërmeteve
- Anije ruse manovra pranë Shqipërisë, mediat italiane: Aeroplanët u ngritën në qiell
- Agjendat perverse nuk njohin kufi
- Vështrim Propozimit të BE-së për normalizim