Komuna e “Hidroregjioni” me projekt furnizimi me ujë për 25 fshatra

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarët e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor”, të premten kanë mbajtur një takim informues me kryetarët e fshatrave dhe qytetarët, lidhur me investimet në ndërtimin e ujësjellësit për 13 fshatra dhe projektit tjetër për rehabilitimin e 11 ujësjellësve ekzistues, shkruan sot Koha Ditore.

Sipas njoftimit të Zyrës për Informim, mjetet për këto investime, janë siguruar nga Qeveria zvicerane, kurse përftues do të jenë banorët e fshatrave të Komunës së Malishevës.

Në fillim të takimit kryetari Begaj ka informuar të pranishmit për përpjekjet e komunës, deri në përfitimin e këtyre donacioneve, me qëllim të sigurimit të ujit për pije për banorët e rreth 25 fshatrave të Malishevës.


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com