Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara këtë mbrëmje nuk e pranon projekt rezolutën e cila kërkon që Izraeli deri më 2017 të tërhiqet nga territoret e pushtuara palestineze, si dhe formimin e një shteti të pavarur palestinez me Jeruzalemin Lindor si kryeqytet të saj, raporton Anadolu Agency (AA).
Gjatë votimit në Këshillin e Sigurimit, tetë shtete votuan pro, dy shtete votuan kundër, ndërsa pesë shtete abstenuan.
Përndryshe, pro draft rezolutës së lartpërmendur e votuan Franca, Jordania, Kili, Argjentina, Çadi, Luksemburgu, Kina dhe Rusia, ndërsa kundër votun Shtetet e Bashkuara (SHBA) dhe Australia.
Abstenuan Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Nigeria, Korea e Jugut dhe Ruanda.
Për miratimin e projekt rezolutës nevoiteshin nënt vota pro.