Ish -Deputeti i Partisë së Drejtësisë Jeton Svirca ka bërë të ditur se institucionet e vendit kanë ndryshuar udhëzimet administrative që kanë të bëjnë me mbulesën. Sipas tij, Ministria e Arsimit tani ka mundësuar që vajzat të shkojnë me shami në shkolla.
Ish – Deputeti i PD’së Jeton Svirca ka thënë se tani e tutje vajzat do të mund të shkojnë me mbulesë në shkollë.
Ai ka lënë të kuptohet se kjo është pjesë e marrëveshjes PDK -PD.
“Te nderuar vellezer dhe motra, me lejoni qe te ju njoftoj se sot Ministria e Arsimit dhe ajo e Administrates Publike i kane ndryshuar udhezimet administrative duke hjekur pjeset ku ndalohej vijimi i mesimit dhe punesimi i vajzave me mbulese. Zoti i Madherishem i shperblefte te gjithe ata te cilet kontribuan qe ky standard i te drejtave te njeriut te jetesohet edhe ne Kosove. Misioni i Ri…” ka shkruar Svirca.
Ndërsa ish deputeti tjetër Gëzim Kelmendi gjithashtu thotë: “Falendërimi i takon ZOTIT të Madhëruar që sot Ministria e Arsimit dhe Ministria e Administratës Publike i ndryshuan Udhëzimet Administrative për shkollimin dhe punësimin e vajzave me Mbulesë.”
Me respekt, Gëzim Kelmendi.M