Nëntë palestinezë janë vrarë nga sulmet ajrore izraelite në Gaza. Krahu i armatosur i grupit palestinezë të Hamasit bëri të ditur se 6 prej luftëtarëve të tyre kanë humbur jetën në një sulm të vetëm pranë Rafah-ut në Jug.
3 të tjerë ndërruan jetë në sulme të tjera ajrore izraelite.
Tensionet në rajon janë të larta, pas vrasjes së adoleshentit palestinez Mohammed Abu Khdair. Të dielën, policia tha se janë arrestuar 6 të dyshuar hebrej, duke shtuar se Mohammed Abu Khdair me shumë mundësi është “vrarë për shkak të kombësisë së tij”.
Vrasja e tij erdhi pas vrasjes së 3 adoleshentëve izraelitë në Bregun Perëndimor, trupat e të cilëve u gjetën 1 javë më parë. Izraeli thotë që dy anëtarë të grupit militant palestinez Hamas kanë marrë peng dhe më pas kanë vrarë të rinjtë. Hamas ka mohuar çdo përfshirje.