Ipeshkvia humb gjyqin për truallin rreth katedrales

0

Gjykata e EULEX-it në Prishtinë e ka hedhur poshtë pretendimin e Ipeshkvisë së Kosovës në lidhje me pronën e katedrales “Nëna Terezë” në Prishtinë, që gjendet në lagjen “Pejton”.Këtë e ka pohuar edhe avokatja e angazhuar për ta përfaqësuar Ipeshkvinë e Kosovës, Iliriana Osmani – Serreçi. Gjithashtu e kanë pohuar edhe autoritetet komunale të Prishtinës.

“Gjykata ka vendosur në favor tonin”, ka thënë ushtruesi i detyrës në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri.

Përfaqësuesja ligjore e Ipeshkvisë, Osmani – Serreçi, ndërkaq, ka treguar se një ditë më parë ka ushtruar ankesë ndaj Aktgjykimit në Gjykatën Themelore të Prishtinës.

Nga ana tjetër, zyrtari ligjor i Ndërmarrjes Publike Banesore, Heset Mazrekaj, i cili po ashtu e ka konfirmuar refuzimin e padisë nga Gjykata e EULEX-it e bashkë me të edhe aktin “Masë e përkohshme”, ka thënë se me një aktgjykim të tillë i është hapur dera NPB-së për fillimin e punimeve të objektit për pronarët e lokaleve të rrënuara. Sipas Mazrekajt, juridikisht punimet mund të fillojnë menjëherë.

E përfaqësuesja e pronarëve të lokaleve të rrënuara për të cilët po ndërtohet objekti, Drita Rexhepi, të martën, duke u shfaqur e kënaqur për vendimin e Gjykatës së EULEX-it, ka thënë se me këtë ka fituar drejtësia./koha/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com