Instituti i Onkologjisë ende pa leje

0

Instituti i Onkologjisë, i cili vepron në kuadër të Qendrës Klinike Universitare vazhdon të funksionojë pa licencë.
Edhe pse Instituti i Mjekësisë së Punës pas analizave të bëra ka lëshuar dëshminë se Instituti Onkologjik nuk ka rrezik nga rrezatimi, ky i fundit ende nuk ka marrë ende licencë për mbrojtje nga Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi, që vepron në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.

Shyqri Dumani nga Instituti i Mjekësisë së Punës, është shprehur se pas të gjitha analizave që i janë bërë Institutit të Onkologjisë, kanë ardhur në përfundim se Instituti mund të punojë lirshëm dhe nuk ka rrezik nga rrezatimi.

“Ne para dy vitesh kemi bërë të gjitha analizat e nevojshme kundër rrezatimit dhe sipas nesh Instituti Onkologjik mund të funksionojë si i tillë”, ka thënë Dumani.

Sipas tij, Instituti ka filluar punën e rrezatimeve dy javë pas dhënies së lejes nga Instituti i Mjekësisë së Punës i cili gjendet në Obiliq.

Mirëpo pavarësisht kësaj, Instituti vazhdon të punojë pa marrë licencën nga Agjencia për Mbrojtje nga Rrezatimi. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com