Hapet rruga për drejtorë të klinikave

0

Udhëheqjes së klinikave në QKUK me ushtrues detyre po u vjen fundi. Kjo pasi shumë shpejt do të hapet konkursi i ri për zgjedhjen e drejtorëve të këtyre klinikave.
Një hap të tillë do ta mundësojë zgjedhja e drejtorit të përgjithshëm të Bordit Drejtues të Shërbimit Spitalor (SHSKUK).

Kandidatët për këtë post kanë hyrë në testin me shkrim dhe me gojë dhe tani vetëm pritet përzgjedhja e kandidatit më të mirë.

Faik Hoti, zyrtar për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, ka konfirmuar për gazetën Tribuna se mbajtja e testit me gojë për drejtor të përgjithshëm të SHSKUK është mbajtur të premten.

E rezultatet e testit, sipas tij, pritet të shpallen gjatë kësaj jave.

“Testi me gojë është mbajtur të premten, por rezultatet nuk janë shpallur. Gjatë javës që vjen sigurisht që do të shpallen”, ka thënë Hoti. /Tribuna/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com