Erik Prince, fundamentalist i krishterë dhe miliarder, i cili momentalisht po udhëheq një biznes të ri në Afrikë, deklaron: “Të tubohet ekipi i vjetër nga Blackwater, jam i sigurt se shumë shpejt do të përgatitnim për goditje një brigadë”. Kjo, sipas mendimit të tij, do të ishte një forcë tokësore e nevojshme për t’i shkaktuar humbjen IS-it në Irak dhe Siri.Erik Prince, fundamentalist i krishterë dhe miliarder, i cili momentalisht po udhëheq një biznes të ri në Afrikë, deklaron: “Të tubohet ekipi i vjetër nga Blackwater, jam i sigurt se shumë shpejt do të përgatitnim për goditje një brigadë”. Kjo, sipas mendimit të tij, do të ishte një forcë tokësore e nevojshme për t’i shkaktuar humbjen IS-it në Irak dhe Siri.
Në deklarata të tij dhënë mediave amerikane, Prince ka thënë se në aksion duhet të futen kontraktuesit privatë, të cilët, sipas tij, kanë gjasa më të mëdha për të “kryer punën”, ndërkohë që njëkohësisht do të evitohej problemi i opinionit publik negativ lidhur me ofensivën tokësore. si transmeton Lajmi.net. Ai ka ftuar republikanët që të angazhohen për këtë në Kongresin e SHBA-ve.
Sipas përllogaritjeve të tij, për një operacion të tillë do të mjaftonin 20 miliardë dollarë.
Instituti i pavarur për vlerësime strategjike dhe buxhetore CSBA ka publikuar vlerësimin e shpenzimeve amerikane në luftën kundër IS-it në Irak dhe Siri. Sipas këtij instituti, operacionet amerikane në këtë zonë, më saktësisht deri më 24 shtator kanë kushtuar ndërmjet 780 dhe 930 milionë dollarë. Por, sa do të jenë shpenzimet në të ardhmen varet nga kohëzgjatja e konfliktit, intensiteti i sulmeve ajrore dhe nga ajo se a do të inkuadrohen në aksion edhe forcat tokësore. /lajmi/