Emiratet e Bashkuara Arabe do të ndërtojnë 4 centrale nukleare deri në 2020

0

Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) synojnë të ndërtojnë 4 centrale nukleare deri në vitin 2020, raporton Anadolu Agency (AA).

Kryetari i Institucionit të Energjisë Nukleare, Muhammed İbrahim El-Hamadi në kryeqytetin e EBA-s mori pjesë në “Konferencën e 10 të Energjisë Arabe”. Në fajlimin e mbajtur në këtë konferencë El-Hamadi ka deklaruar se EBA-ja është e gatshme që deri në vitin 2020 të vendosë në efiçencë 4 centrale nukleare.

El-Hamadi ka dhënë detaje mbi ndërtimin e centralit të parë dhe ka thënë se 57 % e tij është ndërtuar dhe se brenda dy vitesh do të jetë në punë. El-Hamadi ka theksuar se vazhdon puna për ndërtimin e centralit nuklear të dytë.

El-Hamadi ka theksuar gjithashtu se 25 % e energjisë së konsumuar në EBA do të përfitohet nga këto centrale dhe se bashkë me këto projekte të cilat do të kushtojnë rreth 20 miliiardë dollar lëshimi i emisionit të karbonit në hapsirë është paksuar me 12 milionë ton.

Emiratet e Bashkuara Arabe kishte firmosur një kontratë me një firmë të huaj në vitin 2008 për ndërtimin e 4 centraleve nukleare nga ku pritet të prodhohen rreth 400 negavat energji. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com