Eksplodim i madh në KEK – flitet për tre të vdekur (Foto-Video)

0

Një eksplodim ka ndodhur në Korporatën Energjetike të Kosovës, dyshohet se ka edhe të vdekur. Sipas burimeve të Telegrafit, janë tre të vdekur dhe 13-20 të lënduar. Pritet edhe një shpërthim tjetër.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një shpërthim në Obiliq.

Po qarkullojnë edhe vetura të Ndihmës së Shpejtë.

Shpërthimi është ndier edhe në Fushë Kosovë. Shtëpitë rreth zonës kanë pësuar dëmtime.
Drejtori i Shërbimeve në KEK, Endmond Nulleshi, ka konfirmuar për Telegrafin se ka ndodhur një aksident në formë shpërthimi në repartin e elektrolizës në Termocentralin Kosova A. Sipas tij, ende nuk ka të konfirmuar për viktima deri sa zjarrfikësit dhe ndihma e shpejtë janë në vend të ngjarjes.

 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com