Dështon EULEX-i, iu ik i dyshuari për vrasjen e Enver Zymberit

0

Misioni Evropian për sundim të ligjit, EULEX sot në mëngjes nuk ka arritur ta kap, Radomir Kasaloviq, i dyshuar për vrasjen e policit kosovar, Enver Zymberi.
Sipas një njoftimi të EULEX-it, operacioni i sotëm, me urdhër të një prokurori ndërkombëtar të Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, i ndihmuar nga Policia e EULEX-it, “e ka ekzekutuar një fletë-arrest ndërkombëtar të lëshuar nga INTERPOL-i, për Radomir Kasaloviq, në veri të Kosovës”.

“Operacioni për këtë arrestim u realizua si pjesë e hetimeve që po zhvillohen për vrasje, ku përfshihen edhe veprat e dyshuara penale Vrasje e rëndë, Tentim vrasje e rëndë, Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve dhe Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, thuhet më tej në njoftimin e EULEX-it.

Enver Zymberi, u vra më 26 korrik 2011 kur konvoji me të cilin udhëtonte ai, u sulmua rrugës për në pikën kufitare Porta 31.

Zymberi u shpall Hero i Kosovës me urdhër të Presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga.

“Për fat të keq, i dyshuari nuk ndodhej në lokacionin e kërkuar dhe për këtë arsye nuk është ndërmarrë ndonjë veprim tjetër”, thuhet në njoftim të EULEX-it. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com