BERZH-i do të mbështesë avancimin e bujqësisë në Kosovë

0

Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) do të gjejë mundësitë që të ndihmojë bujqësinë në Kosovë në arritjen e objektivave strategjike që janë përcaktuare nga Qeveria e Kosovës.

Kështu thanë sot drejtues dhe zyrtarë për Kosovën dhe regjionin e Ballkanit në BERZH, gjatë një takimi që ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi pati me ta.

Ministri Krasniqi i njoftoi zyrtarët nga BERZH-i për politikat programore në bujqësi për vitin e kaluar dhe këtë vit, dhe foli për rezultatet që kanë dhënë masat mbështetëse.

Ai përmendi së është rritur sipërfaqja e tokës së punueshme, është rritur prodhimi, si dhe ka një zvogëlim të importit dhe rritje të eksportit. Gjithashtu shtoi se bujqësia po ndihmon në hapjen e mijëra vendeve të punës.

Nga ana tjetër, Holger Muent, drejtor i Zyrës për Ballkanin Perëndimor në BERZH theksoi se po ndjekin me interes zhvillimet në bujqësi dhe premtoi se do të shtohet angazhimi i tyre që të ketë projekte konkrete të përbashkëta. /Insajderi/


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com