Arroganca e la jashtë Kuvendit Ferid Aganin

0

Arroganca po e lë jashtë Kuvendit kreun e PD-së Ferid Agani
Ferid Agani, kryetar i Partisë së Drejtësisë dhe Avni Klinaku nga Lëvizja për Bashkim nuk do të jenë në Kuvendin e Kosovës.
Të dy krerët e partive që bën koalicion me PDK-në kanë gjasa minimale për të marrë 10 vota e më shumë, sa duhen në PDK për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës. Ferid Agani, sipas burimeve tona të sigurta në KQZ ka marrë deri tash vetëm mbi 5500 vota. Atij do t’i duhen edhe mbi 5 mijë të tjera për t’u futur në Kuvendin e Kosovës.
Me keq se Agani qëndron Avni Klinaku. Ai deri tash ka marrë rreth 4300 vota, e që po ashtu për të s’janë të mjaftueshme. Ne PDK per t’u bere nje mashkull deputet i duhen mbi 10 mije vota.
Partia Drejtësisë deklaroi ditë me parë se ishin ata që i siguruan fitoren PDK-së në zgjedhjet e fundit, por si duket vet kryetari i partisë së tyre nuk do të jetë në Kuvend. PDK bashkë me këto parti ka rreth 40 mijë vota dallim nga partia e dytë, LDK-ja. 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com