Është arrestuar nga policia e Prizrenit i dyshuari J. Sh., nën dyshimin e bazuar se gjatë vitit 2013 ka vjedhur në territorin e komunës së Prizrenit mbi 50 biçikleta të llojeve të ndryshme dhe gjësende tjera, të cilat i ka shitur kryesisht në fshatra të Hasit.
Bëhet e ditur se pas një pune hetimore, policia ka arritur t’i gjejë dhe t’i parkojë në oborrin e stacionit policor 50 biçikleta të cilat ishin shitur dhe presin që qytetarët të paraqiten në polici për t’i identifikuar.
Sipas policisë, besohet se numri i biçikletave të vjedhura mund të jetë më i madh por disa qytetarë nuk i kanë kallëzuar rastet në polici.
Me urdhër të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndalur nën masën e arrestit policor. /Telegrafi/