ANËTARËSIMI I SUEDISË NË NATO, RRIT FRIKËN RUSISË

0

Në një raport të përpiluar nga Instituti për siguri dhe politikë të jashtme theksohet se anëtarësimi i Suedisë në NATO do të rriste frikën Rusisë dhe do të ulej rreziku i luftës në detin Baltik, ndonëse do ta rriste krizën politike.

Rreziku për ndonjë konflikt eventual do të ulej në rast se Rusia do të sqaronte pozicionin e saj me NATO-n, njofton TT.

Veç kësaj, paqja nërajonin e Baltikut do të ishte më e qëndrueshme, kur NATO-s do t’i përafrohej edhe Finlanda, që do të ndikonte në rritjen dhe thellimin bashkëpunimit ushtarak mes dy vendeve.

Nëse pozicioni i NATO-s do të forcohej në Suedi, Rusia do të shtonte kujdesin në rajonin e Baltikut. Por interesi i NATO-s nuk është të vendosë armët nukleare në Suedi, transmeton RTK.

Kërkesa e Suedisë për anëtarësim në NATO do të shkaktonte krizë politike. Reagimi i Rusisë do të ishte i pritshëm në ashpërsimin e retorikës, në sferën ekonomike dhe kërcënimi ushtarak.

Shqyrtimi i kërkesës së Suedisë për anëtarësim në NATO do të zgjaste 12-15 muaj


Source: Informacione 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com