Afrikë Qendrore, trupat franceze vrasin dy myslimanë

0

Afrikë Qendrore, trupat franceze vrasin dy myslimanë

Dy protestues të rinj myslimanë u vranë dhe disa të tjerë u plagosën të premten në Bambari, 400 km në lindje të Banguit, kryeqyteti i Republikës së Afrikës Qendrore, gjatë përleshjeve me trupat franceze, kanë thënë dëshmitarët okularë.
Viktimat u identifikuan si Hamadou Musa Ibrahim, 24 vjeç, dhe Mohamed Saleh Issaka, 29 vjeç.
Ata po merrnin pjesë në një protestë për të denoncuar fushatën nga qeveria dhe trupat franceze që kanë për qëllim çarmatimin e milicisë myslimane Seleka, duke thënë se fushata do të hapë rrugën për krishterët që të sulomjnë komunitetin musliman.
“Për të shpërndarë protestuesit, ushtria franceze hapi zjarr, duke lënë të vrarë dy dhe duke plagosur katër,” tha Zoubeirou Musa, kryetar i Shoqatës së të Rinjve myslimanë në Bambari, për Anadolu Agency.
Përleshjet erdhën vetëm disa ditë pasi Joesph Ousmane Zoundeko, shefi i ri shtabit i milicisë seleka, nënshkroi një marrëveshje me paqeruajtësit francezë me synim shmangien e përleshjeve me milicinë krishtere anti – Balaka.
Që nga dhjetori i kaluar, mijëra myslimanë janë vrarë nga terroristët e krishterë./mesazhi/ 

Share.

About Author

Leave A Reply

Visit Us On TwitterVisit Us On FacebookVisit Us On YoutubeCheck Our Feed
themekiller.com