Month: February 2016

Sot, konkurrenca në punë është bërë më e ashpër dhe më e ndërlikuar. Njerëzve u është hequr qilimi nën këmbë dhe ndjenja e tyre e sigurisë është lëkundur. Punët e rënda dhe me stres të madh duket se janë përgjegjëse për sëmundjet mendore apo problemet në shëndetin e akademikëve. Shumë punonjës që sapo janë diplomuar, për shkak se ata janë ende të rinj ndoshta vazhdojnë qëndrim të shkujdesur ashtu si në mjedisin shkollor. Megjithatë, me t’u futur në një mjedis tjetër me konkurrencë të ashpër dhe presion të lartë ata duhet të adaptohen me mjedisin e ri. Sot do të fokusohemi tek mënyrat si të eleminojmë stresin dhe presionin e të rinjve në punë.
1. Kalimi nga universiteti në punë
Të sapo punësuarit duhet të kuptojnë që ambjenti dhe përgjegjësia që kërkohet në punë është shumë e ndryshme nga universiteti. Për shumicën e vendeve të punës, objektivi është tek fitimi, ndërsa objektivi kryesor i mësimit është për të arritur rezultate të larta. Prandaj të gjithë të rinjtë duhet të jenë në gjendje të bëjnë dallimin.
2. Qëndrimi modest në ambjentin e punës
Nëse sapo jeni punësuar, për të krijuar një opinion të mirë këshillohet të mbani një qëndrim modest dhe të dëgjoni dhe mësoni më shumë nga kolegët e tjerë. Nuk është e përshtatshme që të shfaqni menjëherë karakteristikat personale. Sipas kulturës, ky qëndrim modest është edhe për t’u vetmbrojtur në vendin e panjohur.
3. Jini tolerantë dhe mos reagoni vrullshëm
Përveç përvojës dhe aftësisë në punë, duhet të jeni më tolerantë dhe të duruar në punë. Mos synoni vetëm për përfitimet afatshkurta, duhet të shfrytëzoni kohën e punës edhe për të kalitur durimin dhe arritjen e qëndrueshmërisë emocionale, që janë elemente të rëndësishme për suksesin në karrierë dhe në jetë. Prandaj, nuk ju sugjerojmë që të ndryshoni shumë shpesh vendet e punës, veçanërisht në fillim të karrierës suaj. Paqëndrueshmëria emocionale është pengesë për suksesin në karrierë dhe ndikon negativisht edhe në jetën tuaj.
Këto 3 sugjerime ndihmojnë të sapo punësuarit të përshtaten me vendin e punës. Pas kalimit të periudhës fillestare do të keni aftësinë të njiheni më mirë me marrëdhëniet e ndërlikuara mes kolegëve dhe profilin e veçantë të kompanisë. Disa punonjës mund të bien pre e konflikteve të ashpra dhe kjo do të pengojë zhvillimin. Më poshtë, ju sjellim disa parime për të lehtësuar presionet psikologjike si rezultat e marrëdhënieve në zyrë.
1. Hiqni dorë nga thashethemet për kolegët
Të flasësh për të tjerët, të merresh me thashetheme është diçka normale në ditët tona. Për disa thashethemet për të tjerët janë thjesht kalim kohe, për disa të tjerë ato bëhen për të njohur më mirë kolegët pikat e tyre të forta e të dobëta. Por askush sot nuk ka dëshirë që informacionet private të përhapen tek të tjerët dhe për këtë ata e mbrojnë me fanatizëm jetën e tyre private. Shkelja e privatësisë është fenomen i dënueshëm.
Thashethemet në vendin e punës krijojnë një situatë jo të përshtatshme punonjësit ndahen në grupe apo klane dhe flasin për njëri-tjetrin duke krijuar një gjendje jo të mirë në ambjentin e punës. Ky fenomen është tepër i dëmshëm sidomos për zhvillimin dhe mbarëvajtjen e kompanisë.
Prandaj, mirë është të mos merreni me thashetheme dhe të respektoni privatësinë e të tjerëve, duke krijuar një imazh dhe figurë të mirë për veten tuaj në punë. Kështu do të fitoni respektin e të tjerëve.
2. Mos u ankoni në punë
Ndrydhja e emcioneve ju con drejt depresionit apo problemeve të tjera psikologjike. Po, kjo nuk vlen në mjedisin e punës. Kolegët tuaj mund të jenë ose jo miqtë tuaj.
Nëse ankoheni shpesh për stresin që ju shkakton puna, ata do të mendojnë se ju nuk jeni ambicioz, nuk keni dëshirë të punoni për një karrierë të suksesshme.
Për këtë ata do të ulin nivelin e bashkëpunimit me një person që ankohet shpesh. Prandaj sugjerohet që të mos ankoheni në punë, por vetëm me familjarët dhe miqtë tuaj tepër të ngushtë.

Çfarë përfitojmë nga kombinimi i një molle jeshile, karote dhe panxhari? Përfitojmë pijen e mrekullisë!
Kjo pije u prezantua për herë të parë nga herbalisti kinez për trajtimin e kancerit të mushkërive. Por aktualisht ka fituar shumë famë në mbarë botën për vetitë e jashtëzakonshme tek shëndeti ynë.
Kjo pije përgatitet fare lehtë, mjafton të keni një mollë jeshile, një karotë dhe panxhar. Pasi i keni larë dhe grirë mirë të gjitha i fusni në një shtrydhëse frutash për të përftuar lëngun. Konsumojeni menjëherë. Për një rezultat dhe shije më të mirë shtoni pak limon dhe pak mjalt. Kurrsesi nuk duhet t’i shtoni sheqer.
Kjo pije që përbëhet nga fuqia e dy perimeve dhe një fruti ka antioksidantë që të shpëtojnë. Mollët përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B6, C, E dhe K, folate, niacinë, zink, bakër, magnez, kalium, fosfor, hekur, kalcium etj. Karotat përmbajnë vitaminë A, B1, B2, B3, B6, C, E and K, folate, niacinë dhe acid pantothenic.
Po ashtu përmban mineralet si kalium, kalcium, fosfor, magnez. Një nga komponentët më të rëndësishëm tek karota është betakaroteni.
Dhe pa harruar panxharin i cili është një perime e pasur me vitaminë A, C, B-complex, kalium, hekur, magnez dhe bakër. Ai gjithashtu përmban substanca që luftojnë plakjen.
Me efektin e kombinuar të tyre ju përftoni të gjithë elementët ushqyes që ju duhen për shëndetin. Ja disa efekte të jashtëzakonshme që bën kjo pije:
•Kjo pije është shpresë e re për pacientët që vuajnë me kancer. Në fakt, disa vite më parë një herbalist kinez ia rekomandoi këtë pije një pacienti të tij që vuante nga kanceri i mushkërive. Duke e konsumuar këtë pije çdo ditë për 3 muaj pacienti u shërua nga sëmundja që i kërcënonte jetën. Nuk është vetëm efektive për sëmundjen e kancerit të mushkërive, por kuron gjithashtu çdo lloj kanceri dhe rritjen e qelizave të kancerit.
Pija është shumë efektive në ruajtjen e shëndetit të organeve si veshkat, mëlçia dhe pankreasi. Gjithashtu, ajo forcon edhe organe si zemra dhe mushkëritë.
Pija ndihmon sistemin tretës. Ruan të shëndetshëm stomakun dhe parandalon ulcerat. Rregullon lëvizjen e zorrëve dhe ndikon pozitivisht në rastet e kapsllëkut.
Është një prej mënyrave më të mira për të rritur efektivitetin e trurit. Pija ndihmon në ruajtjen e kujtesës dhe nxit funksionet e trurit.
Ndikon pozitivisht në dhimbjet menstruale. Këshillohet për femrat që kanë dhimbje të forta gjatë ditëve të ciklit, pasi lehtëson dukshëm krizat.
Ndihmon ata që mbajnë dietë. Pija rekomandohet për ata që mbajnë dietë, pasi jep maksimumin e energjisë dhe një numër minimal kalorish.
•Kjo pije i bën mirë zemrës falë komponentëve të saj si karotene dhe luteinë, Dy perimet së bashku me frutin luftojnë kolesterolin e keq mbajnë nën kontroll nivelin e tensionit të gjakut dhe mbrojnë zemrën nga shumë sëmundje. Pija e mrekullisë parandalon gjithashtu rrezikun e atakut.
•Hulumtuesit kanë zbuluar se pija e mrekullisë është një dhuratë nga Zoti për lëkurën me puçrra. Është shumë i vlefshëm për të zhdukur puçrrat dhe rrudhat në lëkurë. Prandaj një gotë me me këtë pije e bën lëkurën tuaj më të freskët.
•Pija gjithashtu ndihmon tretjen. I bën mirë jo vetëm stomakut, por edhe mbron atë gjithashtu nga ulçera. Po ashtu, lehtëson problemet që vijnë nga kapsllëku kronik.
•Është një nga pijet më të mira për shëndetin e trurit, pasi forcon kujtesën dhe funksionin e trurit.
•Pija ndihmon gjithashtu për sytë e lodhur. Nëse punoni për orë të tëra përpara kompjuterit mund të shkaktohet fenomeni i syrit të thatë. Kjo pije eleminon këtë thatësi, skuqjen e syve dhe lodhje e tyre. Ajo gjithashtu forcon shikimin.
•Është një pije e mrekullueshme për forcimin e imunitetit, ndërkohë që e mbron trupin nga shumë infeksione dhe alergji. Personat që vuajnë nga infeksionet në fyt duhet ta provojnë këtë pije dhe do të mahniten nga rezultati.
•Pija është e njohur edhe si një detoksifikuese e mëlçisë dhe pastruese e gjakut. Rrit prodhimin e qelizave të kuqe të gjakut.
•Gratë që kanë dhimbje menstruale duhet ta provojnë këtë pije dhe do të kenë lehtësira dhe qetësim të dhimbjes. Po ashtu ata që stërviten dhe ndjejnë dhimbje muskujsh duhet ta provojnë këtë pije.
•Pija është gjithashtu e dobishme për të humbur kilogramët pasi ofron energjinë e duhur dhe pak kalori.
•Pija e mrekullisë ka gjithashtu veti anti-inflamatore.
Po si dhe kur duhet ta konsumoni këtë pije?
Për një rezultat më të mirë konsumojeni këtë pije me stomak bosh, pra esëll, në mëngjes. Një orë më pas konsumoni mëngjesin si zakonisht. Këtë pije mund ta konsumoni dy herë në ditë, një në mëngjes dhe një gotë para orës 5 të mbrëmjes..

Megjithëse trupi ynë detoksifikon në mënyrë të natyrshme vetveten çdo ditë nëpërmjet mëlçisë, mushkërive, sistemit limfatik, lëkurës, veshkave dhe aparatit tretës, mbetje të tjera toksike mund të gjenden në dhjamë, inde, dhe në organet tona për shkak të kushteve të jetesës moderne.

Në jetën përditshme jemi të ekspozuar ndaj ndotësve të ambjentit, ushqimeve të skuqura e të përpunuara dhe stresi. Për këtë mëçia jonë ka mbingarkesë dhe mbilodhje.Në këtë rast ajo që ne mund të bëjmë është ta ndihmojmë mëlçinë që të eleminojë më me efektivitet toksinat nga trupi.
Po cilat janë këto ushqime?
1. Hudhra
Vetëm një thelbi hudhër ka potencial të aktivizojë enzimat e mëlçisë që ndihmojnë trupin të nxjerrë jashtë toksinat. Hudhra gjithashtu ka përmbajtje alicine dhe seleni, dy përbërës natyralë që ndihmojë pastrimin e mëlçisë.

2. Limoni
Limoni ka përmbajtje të lartë vitamine C dhe antioksidantë. Ai rrit në mënyrë të ndjeshme procesin natyral të pastrimit të organizmit nga helmet.

3. Karotat
Karotat kanë përmbajtje të lartë flavonoidesh dhe beta-karoteni që ndihmojnë në rregullimin e plotë të funksionit të mëlçisë.

4. Çaji jeshil
Mëlçia e do çajin jeshil si pije pasi ka në përbërje shumë antioksidantë si katekina, një përbërës që ndihmon punë e mëlcisë.
Çaji jeshil e ka origjinën nga Kina. Kinezët kanë mbi 4 mijë vjet që konsumojnë çaj jeshil. Gjatë disa dekadave të fundit çaji jeshil ka qenë në qendër të shumë studimeve shkencore dhe mjekësore, ku është zbuluar se fanatikët e çajit jeshil kanë rrezik më të ulët për zhvillimin e sëmundjeve të zemrës dhe disa llojeve të kancerit. Çaji jeshil përmban enzima, aminoacide, polifenole, karotenoide, vitamina, kafeinë etj.
Sasia e flavonoideve që gjendet tek një filxhan çaji jeshil është më e lartë në krahasim me po të njëjtën sasi ushqimi apo pijesh që tradicionalisht janë konsideruar të shëndetshme, përfshi frutat e freskëta perimet dhe verën. Pra, tek një filxhan çaji ka më shumë flavonoide se tek një gotë verë.

Flavonoidet janë përbërës që kanë funksione anti-oksidative dhe anti-kanceroze.
Çajin jeshil e ka origjinën nga Kina, megjithatë ka mijëra vite që përdoret edhe nga vendet e tjera të Azisë si Koreja, Japonia, Tajlanda dhe Vietnami, jo vetëm si pije, por edhe në mjekësi. Në mjekësinë azitatike çaji jeshil përdoret për shërimin e plagëve, për rregullimin e temperaturës së trupit, sheqerit në gjak dhe përmirësimin e tretjes.
5. Perimet me gjethe jeshile
Një nga mënyrat më fantastike për të pastruar organizmin nga toksinat janë perimet me gjethe jeshile, të cilat mund të konsumohet të gjalla, të gatuhen në avull, supë apo në smoothie. Këto lloj perimesh janë tepër të pasura me substanca që pastrojnë gjakun nga ndotësit e mjedisit.
Përpiquni që gjatë ditës të konsumoni perimet si rukola, spinaqi marule. lakra brukseli, lakër kacurrele (kale) etj.

6. Avokadot
Avokado gjithashtu ndihmon në pastrimin e organizmit nga toksinat falë antioksidantëve që përmban. Zakonisht mendojmë se karotenoidet gjenden më shumë tek portokalli apo perimet me ngjyrë të kuqe si karotat dhe domatet. Edhe pse këto perime janë burime të mira antioksidantësh, duket se edhe avokado përmban një sasi të konsiderueshme të tyre. Avokado përmban beta-carotene, alpha-carotene dhe lutein, por edhe karotenoide të tjera si neochrome, neoxanthin etj.

Shpeshherë avokado nuk ka nam të mirë për shkak të sasisë së yndyrës që përmban, por ajo futet në grupin e yndyrnave të mira. Vetitë anti-inflamatore që i gjejmë tek këto yndyrna kanë dëshmuar se ndihmojnë për lehtësimin e artritit.
7. Mollët
Mollët përmbajnë pektinë dhe kanë elementë shumë të rëndësishëm për pastrimin e organizmit nga helmet sidomos nga trakti digjestiv. Ngrënia e një molle në ditë mban mjekun larg duke ndihmuar procesin e tretjes si dhe mëlçinë të eleminojë toksinat.

8. Vaji i ullirit
Vaji i ullirit është i shkëlqyer për shëndetin e mëlçisë nëse përdoret në sasi të duhur. Ai e ndihmon trupin të prodhojë bazë lipidesh që heq toksinat nga trupi. Në këtë mënyrë, ndihmon mëlçinë nga mbingarkesa duke mbështetur punën e saj për pastrimin e organizmit.

9. Brokoli dhe lulelakra
Konsumi i brokolit dhe lulelakrës rrit sasinë e enzimave në organizëm. Këto enzima natyrale luftojnë kancerin dhe nxjerrin jashtë toksinat e tjera nga organizmi.

10. Frutat arrore
Arroret përmbajnë elementet më të domosdoshme për organizmin dhe falë aminoacidit të quajtuar argininë, ndihmojnë mëlcinë në pastrimin e organizmit. Arrat përmbajnë gjithashtu glutathione dhe acide të shëndetshme yndyrore omega-3, që ndihmojnë pastrimin e zakonshëm dhe normal të mëlçisë. Arrat duhet përtypur mirë përpara se të gëlltiten.

11. Lakra
Ashtu si edhe brokoli dhe lulelakra, ngrënia e lakrës stimulon aktivizimin e dy enzimave tepër të domosdoshme për detoksifikimin e trupit nga helmet. Konsumoni më shumë kimchi, apo lakër turshi.

12. Kurkuma

Kurkuma është erëza e preferuar e mëlçisë. Hidheni atë në gatime të ndryshme, tek veza e mëngjesit apo tek perimet e gatuara në avull apo në supë, oriz etj.
Konsumi i ushqimeve të sipërpërmendura do t’ju ndihmojë në ruajtjen e një mëlçie të shëndetshme. Megjithatë, për një rezultat më të mirë, mjekët rekomandojnë një pastrim të plotë të mëlçisë 2 herë në vit, pastrim ky që do të eleminojë të gjitha substancat e dëmshme të ngecura në laboratorin e trupit.

Shumë njerëz sot në botë pranojnë se kompleksi i inferioritetit apo humbja e vetëbesimit u ka larguar sharmin dhe hijeshinë. Në fakt, nënvlerësimi sjell gjithashtu plakjen e parakohshme.
Në vitet e vonshme të jetës funksionet fizike dhe aftësia e përshtatjes me mjedisin e jashtëm dobësohen, duke simbolizuar plakjen. Megjithatë, moshimi me kalimin e viteve është proces natyror, por problemi qëndron kur plakemi në moshë të re, pra plakja e parakohshme. Plakja e parakohshme dhe plakja natyrore janë dy koncepte të ndryshme. Plakja e parakohshme vjen nga faktorë të ndryshme, ku mes tyre është dhe kompleksi i inferioritetit.
Personat që nuk kanë vetvlerësim, nuk kanë vetëbesim dhe shpesh kritikojnë e tregohen të ashpër me veten.
Ata nuk kanë besim se mund të zgjidhin apo të arrijnë sukses në një detyrë ose punë. Karakterizohen nga ndjenja se të tjerët janë më të mirë se ta dhe u mungon shpirti i këmbënguljes. Ata mund të dorëzohen lehtë në përballjen e sfidave dhe vështirësive. Ata humbasin interesin ndaj jetës dhe aktiviteteve të ndryshme duke u zhytur në dëshpërim. Problemi më serioz në këtë fazë është humbja e guximit për t’u përpjekur dhe përparuar.
Ata të cilët kanë këto ndjenja ndihen të mpirë dhe konfuzë. Organet e ndryshme trupore s’mund të funksionojnë si duhet. Si rezultat, sistemi endokrinal nuk funksionon normalisht dhe sekretohen më shumë hormone të dëmshme. Funksioni imunitar do të dobësohet dhe do të bjerë rezistenca ndaj sëmundjeve, duke shoqëruar me simptomat e ndryshme, si dhimbja e kokës, pafuqshmëria, shqetësimet, ngadalshmëri në reagime, probleme me kujtesën, humbje oreksi, dalja e parakohshme e thinjave, shfaqja e rrudhave në lëkurë, ulja e funksionit seksual etj.
Si mund ta kapërcejmë nënvlerësimin ndaj vetes?
Psikologët pranojnë se nëse një person ka kompleks inferioriteti do të humbasë bukurinë, nëse një person nuk ka besim tek vetja, ai nuk do të ketë sukses në karrierë. Në fakt, ndërtimi i vetëbesimit është objektiva thelbësore për të kapërcyer kompleksin e inferioritetit. Ja disa mënyra si të fitoni vetëbesimin.
1. Mos u krahasoni me të tjerët
Çdo person ka aftësitë dhe epërsitë e veta. Të gjithë kemi difekte, askush nuk është i përkryer. Për këtë pushoni së krahasuari veten me të tjerët dhe mos nxirrni përfundime të nxituara se të tjerët janë më të mirë se ju…
2. Mos dyshoni tek aftësitë tuaja
Ndjenja e inferioritetit është krijuar zakonisht nga dështimet e kaluara dhe për shkak të dështimeve ju keni krijuar në kokën tuaj dyshime ndaj aftësive tuaja. Për këtë, përpiquni në të ardhmen të jenë vetvetja dhe të shfaqni cilësitë tuaja më të mira. Inferioriteti shoqërohet gjithmonë me ndjenjën e dëshpërimit. Përse e nënvlerësojmë veten? Për shkak të dështimeve të kaluara?
Sot ritmi i jetës është shumë i shpejtë dhe çdokush prej nesh përballet me situata tensioni gjatë ditës. Ata të cilët kanë vetvlerësim të ulët duhet të punojnë më tepër për arritjen e rezultateve. Megjithëse këto punë të arritshme mund të jenë të vogla dhe të padukshme, akumulimi i sukseseve të vogla mund të forcojë gradualisht vetëbesimin.
3. Zbuloni fushën ku jeni talent
Në Kinë ka një proverb që thotë se “të verbërit kanë dëgjim të mprehtë”. Megjithëse të verbërit nuk mund të shohin, ata gëzojnë një aftësi të jashtëzakonshme dëgjimi. Nëse ju dini dobësitë tuaja në një fushë punoni më shumë për të arritur suksese dhe për të kapërcyer sfidat. Albert Einstein konsiderohej si i paaftë në shkollë, por ai punoi shumë për të kapërcyer vështirësi dhe sfidat në mësime. Dhe me këmbëngulje ai arriti të bëhej një shkencëtar i madh. Duhet të dini që çdokush prej nesh ka avantazhe dhe disavantazhe. Çdokush prej nesh duhet të jetë në gjendje të njohë potencialet e veta dhe të bëjë përpjekje për t’i shfrytëzuar ato.
4. Qëndrimi pozitiv ndaj jetës:
Ata që vuajnë nga inferioriteti i lartë janë të prirur të fokusohen më tepër tek dobësitë e tyre. U mungon aftësia dhe besimi për një analizimin objektiv dhe të gjithanshëm të çështjeve. Prandaj, të gjithë ata që kanë këtë problem duhet të përpiqen për të gjetur thelbin e çështjeve nga fenomeneve të jashtme. Gjithashtu, ata duhet të ruajnë një qëndrim pozitiv dhe gëzueshëm në jetë, për të eleminuar nënvlerësimin dhe dështimet e përkohshme.
5. Integrimi në jetë dhe zgjerimi i shoqërisë
Ata të cilët kanë vetvlerësim të ulët duhet të shtojnë komunikimet me miqtë dhe familjarët ose të flasin me dikë dhe kështu ata mund t’ja dalin mbanë. Gjatë komunikimit me të tjerët mund të mësohen përvoja dhe mësime të çmuara. Shumë probleme dhe presione psikologjike mund të çlirohen nëpërmjet kontaktit me të tjerët. Përveç kësaj, gjatë procesit të dhënies së dashurisë dhe pranimit të dashurisë nga të tjerët, mund të njohim vlerat tona.
– Zbulimi i prejardhjes dhe parandalimi i inferioritetit:
Specialistët e shëndetit mendor thonë se prejardhja e inferioritetit vjen nga situata e paaftësisë dhe mbështetja nga prindërit në vegjëli. Prandaj, çdo person ka potencial të inferioritet në kujtimet e kaluara në moshë të re dhe ndjenja e inferioritetit mund të forcohet shumë shpejt në vegjëli. Pra kujdesni me mënyrën se si silleni me fëmijët tuaj.
1. Prindërit duhet t’i kushtojnë vëmendje më të mëdha vet-respektit të fëmijëve të tyre. Mos i nënvlerësoni shpesh aftësitë dhe karakteristikat e fëmijëve, por inkurajojini ata sa më shumë.
2. Përveç kësaj, vetmia është një tjetër element që çon në inferioritet, veçanërisht për fëmijët e vegjël. Prandaj, prindërit duhet të përpiqen të gjejnë kohët e mjaftueshme për t’i shoqëruar fëmijët e tyre.

Fëmijët e vegjël rriten shumë shpejt dhe gjatë këtij procesi atyre u nevojitet shumë ujë. Mungesa e ujit do të shkaktojë probleme. Sipas studimeve më të reja, mungesa e ujit mund të ndikojë në aftësinë e njohjes tek foshnja.
1. Pse ka uji shumë rëndësi për bebet?
Bebet duhet të pinë ujë mjaftueshëm për shkak se mungesa e tij mund të çojë në dehidratim. Dehidratimi tek bebet çon në uljen e funksioneve të trurit si dhe probleme me njohjen e imazheve, mësimin e gjuhës, dëgjimin etj. Sipas studimeve të ndryshme pas furnizimit të mjaftueshëm me ujë, fëmijët nuk do të kenë probleme, po ashtu do të gëzojnë rritje të kujtesës.
2. Në çfarë moshë duhet të fillojnë të pinë ujë fonshja?
Organizata Botërore e Shëndetësisë inkurajon ushqimin e foshnjës brenda 6 muajve me qumështin e nënës. Uji që ndodhet tek qumështi i nënës mund të plotësojë nevojën për ujë. Pas 6 muajve, bebes mund t’i jepen lëngje të tjera natyrale. Pas 6 muajsh, bebja juaj mund të pijë ujë.
3. Sa litra ujë i nevojiten fëmijëve në mosha të ndryshme?
Fëmijët në mosha të ndryshme kanë metabolizëm ujor dhe aktivitete të ndryshme. Prandaj, atyre u nevojitet ujë në sasi të ndryshme. Bebet nga 6 muaj deri në 1 vjeç duhet të pinë 0.8 litër ujë çdo ditë; ato nga 1-4 vjeç duhet të pinë 1.3 litra ujë çdo ditë; ato nga 4-7 vjeç duhet të pinë deri në 1.7 litra ujë çdo ditë dhe ato nga 7-11 vjeç duhet të pinë 1.8 litra ujë në ditë.
4. Kur është koha e papërshtatshme për pirjen e ujit?
Sipas parimeve të zakonshme, fëmijët nuk duhet të pinë shumë ujë brenda 1 ore para vaktit ose gjatë tij, meqenëse ato kanë aftësi të dobët të tretjes së ushqimeve. Konsumi i ujit të shumtë para vaktit ose gjatë vaktit mund të hollojë lëngun e stomakut dhe të ndikojë në tretjen e ushqimeve. Gjithashtu, fëmijët nuk duhet të pinë shumë ujë menjëherë pas aktiviteteve të forta sportive. Kjo për shkak se qarkullimi i gjakut do të fokusohet tek muskujt gjatë aktiviteteve, dhe se në stomak nuk ka qarkullim të mirë gjakut e ngarkesa e zemrës është shumë e madhe. Konsumi i lartë ujit menjëherë pas aktiviteteve do të shtojë probleme për tretjen po ashtu edhe për metabolizmin ujor në zemër. Prandaj, duhet të pini pak ujë pas sportit. Nëse fëmija djersit shumë mirë është që në ujë të shtohet pak kripë.
Pirja e ujit këshillohet mes dy vakteve. Uji duhet pirë shpesh e nga pak.
5. Lëngjet e tjera të rëndësishme?
Ushqimet e zakonshme si frutat e perimet, po ashtu edhe gatimet si supë, llapa, etj, kanë në vetvete një përqindje të konsiderueshme ujore. Ato mund të sigurojnë pjesën e nevojshme ujore në trup. Lëngjet e frutave dhe pijet e ndryshme e furnizojnë organizmin me energji dhe lëndë të tjera të nevojshme. Megjithatë pijet duhet të jenë natyrale dhe jo pijet me gaz si sprite apo koka-kola që përmbajnë shumë sheqer.Më mirë fëmijëve t’u jepet ujë.
6. Po nëse uji nuk u pëlqen, c’tu japim fëmijëve?
Së pari, prindërit duhet të përgatisin ushqime të lehta për fëmijët, të pakësojnë konsumin e pijeve të ëmbla. Por, jo vetëm fëmijët por edhe prindërit duhet të evitojnë pirjen e lëngjeve me gaz e sheqer.

Në vijim paraqesim metodat e përshtatshme dhe shkencore për pirjen e ilaçeve tek foshnjat.
1. Përzgjedhja e ilaçeve të përshtatshme
Për fëmijët nën 3 vjeç këshillohet përdorimi i shurupëve.
2. Metodat e pirjes së ilaçeve për beben
Shurupi këshillohet t’u jepet foshnjave 1 orë para pirjes së qumështit.
Gjatë pirjes së shurupit mund të mbani foshnjën në një pozicion gjysmë-shtrirë. Koka e bebes duhet të qëndrojë në një nivel relativisht të lartë. Në të njëjtën kohë, mund të vendosni një shami rreth qafës së bebes për të shmangur ndotjen e rrobave. Pas pirjes së shurupit masazhoni lehtë në kurriz beben për të nxjerrë gromësitjen.
Disa ilaçe kanë shije të hidhur dhe foshnjat mund ta refuzojnë pirjen. Për këtë , prindërit duhet gjejnë një mënyrë argëtimi për fëmijën e tyre. Nëse fëmija është në gjendje të kuptojë atëherë prindërit duhet të komunikojmë me të për t’i shpjeguar rolin pozitiv që ka ilaçi kundër sëmundjeve.

Pothuajse çdo muaj dalin dieta të reja, por dieta mesdhetare është cilësuar nga specialistët si dieta më e mirë. Ajo “të zgjat jetën”, pasi konsiston në ushqime që plotësojnë kërkesat ditore për minerale dhe vitamina. Gjithashtu kjo dietë është një dietë e balancuar e përbërë kryesisht nga frutat, perimet, drithërat dhe vaji i ullirit.
Kjo është dieta e vendeve mesdhetare si Italia, Greqia, Spanja dhe Franca jugore. Ushqimi bazohet në traditën e kuzhinës së këtyre vendeve ku bëjnë pjesë drithërat, mishi, peshku, perimet, frutat, qumështi dhe vezët.
Përbërësi kryesor i kësaj diete është vaji i ullirit. Nëse ky vaj përdoret në sasinë e duhur është një mik shumë i mirë i shëndetit pasi ai përmban sasi të konsiderueshme antioksidantësh.
Vaj ulliri përdoret si në sallatë ashtu edhe për të gatuar. Duhet që vaji i ullirit të jetë cilësor dhe nëse përdoret me sallatë duhet përzjerë me lëng limoni ose uthull. Atë mund ta përdorni për peshkun apo gatime të tjera gjithashtu.
Studime të shumta kanë treguar se dieta mesdhetare ndihmon për të reduktuar nivelin e kolesterolit, nxit funksionin e rregullimit te zorrëve për shkak të fibrave që përmbajne ushqimet.
Antioksidantët përveç përmirësimit të shëndetit të enëve të gjakut frenon procesin e plakjes së parakohshme të qelizave.
Rreth 30 per qind e atakeve kardiake, bllokimit te arterieve dhe vdekjeve nga problemet në zemër mund te parandalohen nëse ushqehemi sipas dietës mesdhetare, e cila eshte e pasur me vaj ulliri, arra, fasule, peshk, fruta dhe perime.
Personat që ndjekin këtë dietë kanë më pak risk për t’u prekur nga sëmundje të zemrës.
Dr. Steven E. Nissen, shefi i Departamentit të Mjekësisë Kardiovaskulare në SHBA tha: “Mund të hash mirë dhe këndshëm në një dietë të balancuar me fruta, zarzavate dhe vaj ulliri dhe njëkohësisht mund të ulësh rrezikun e sëmundjeve të zemrës me 30 per qind. Dhe ndërsa ul rrezikun, ti e shijon jetën”.
Pra dieta mesdhetare është një ndër mënyrat më të mira të të ushqyerit.
Përveç vajit të ullirit kjo dietë konsiston edhe në fruta e perime. Fibrat dhe vitaminat që përfitojmë nga frutat na ndihmojnë për të mos u sëmurur. Perimet si domatet, kungujt dhe kërpudhat janë ndër perimet më të përdorura në dietën mesdhetare. Sipas dietës mesdhetare mund të konsumoni disa herë fruta dhe perime gjatë ditës.
Një tjetër ushqim shumë i rëndësishëm, pjesë e dietës mesgjetare është peshku dhe prodhimet e detit. Peshku gatuhet me vaj ulliri dhe limon. Nëse do të ndiqni këtë dietë duhet të reduktoni disi konsumin e mishit te kuq.
Kjo dietë përmban gjithashtu drithërat dhe arrat. Konsumi i drithërave dhe arrave është i domosdoshëm pasi ato janë të pasura në fibra dhe acide yndyrore omega-3. Mund të konsumoni makarona, bukë arra dhe bajame të cilat kanë një ndikim shumë pozitiv për shëndetin.
Pjesë e rëndësishme janë arrat. Forma e vitaminës E që gjendet tek arrat është e rrallë dhe shumë e ushqyeshme. Arrat sigurojnë një nivel jashtëzakonisht të lartë të vitaminës E në formën e gamma-tocopherol. Sidomos për shëndetin kardiovaskular tek meshkujt, kjo formë e vitaminës E i mbron ata nga problemet me zemrën.
Arrat kanë veti antioksidante dhe anti-inflamatore dhe përdoren për metabolizmin, për problemet me zemrën dhe për diabetin e tipit 2, po ashtu ulin rrezikun e prekjes nga kanceri i prostatës dhe ai i gjirit.
Për më shumë se një dekadë faktet shkencore kanë treguar se konsumimi i përditshëm i arrave ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës duke përmirësuar elasticitetin e enëve të gjakut. Studimet tregojnë se arrat kanë veti në uljen e kolesteroli LDL (kolesterolit të keq).
Produktet e qumështit janë një pjesë e rëndësishme e kësaj diete. Djathi dhe kosi i dhisë dhe i deles janë ndër më të përdorurit. Ndërsa në vend të gjalpit, këshillohet konsumi i vajit të ulliri. Përdorimi i qumështit dhe i kosit ju ndihmon për të marrë kalciumin në organizmin tuaj, një element shumë i rëndësishëm.