Month: December 2015

Unë e urrej rutinën. Përveç kur bie fjala për rutinën e mëngjesit J Kjo është diçka në të cilën përpiqem dhe i përmbahem.
Ja ca gjëra rreth fillimit të ditës suaj përmes një numri të veprave të para-planifikuara të cilat me të vërtetë ta rregullojnë ditën tënde. Më poshtë do të përshkruaj rutinën ideale për mëngjesin e Muslimanit Produktiv. (Vërejtje: Po supozoj se ezani i Sabahut është në ora 5:00 paradite dhe se puna fillon në ora 08:00 paradite, atëherë lirisht përdorni rutinat e mëposhtme që t’iu përshtaten orareve tuaja inshAllah)
04:00 – 05:00 paradite: 5 Veprime Esenciale
Zgjohu!
Ndoshta hapi i parë dhe më i rëndësishëm për të pasur një rutinë të mrekullueshme mëngjesi është zgjimi i hershëm nga gjumi! Dhe mu në atë momentin e paaftësisë për të vendosur – se a do të zgjohesh shpejt apo do të kënaqesh në shtratin tënd për “5 minuta” të tjerë – qëndron sekreti i një dite të mrekullueshme apo të një dite të çmendur. Ja një ide e cila gjithmonë funksionon tek unë për tu zgjuar: Ju e dini se si shejtani të pëshpërit në vesh duke të thënë: “fli vetëm edhe 5 minuta”… Unë thjeshtë i pëshpëris vetes sime të kundërtën “qohu vetëm për 5 minuta” Po pra, mund të imagjinosh çfarë ndodh pas kësaj. Po sa të ngrihesh dhe fillon të thuash dhikret (lutjet) dhe të marrësh abdest, mund të imagjinosh se çfarë ndodhë me gjumin – (Arratiset! Ikë nga ndërtesa!).
Bëji duatë e zgjimit dhe recitoj 10 ajetet e sures Ali-Imran:Elhamdulilah, ne kemi një mori “lutjesh për zgjim” të cilat i Dërguari Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) na ka mësuar. Edhe këto lutje mund ti gjeni në libërthin e lartpërmendur “Mburoja e Muslimanit”. Lutja ime e preferuar është recitimi i 10 ajeteve të fundit të sures Ali-Imran (Surja 3 e Kuranit). Ju gati që e ndjeni zemrën tuaj duke ardhur në jetë dhe duke u “njomur” kur gjëja e parë që e bëni kur të zgjoheni është përkujtimi i Allahut dhe recitimi i fjalëve të Tij të Lavdishme nga Kurani.
Merr abdest
Ne të gjithë pajtohemi se ka diçka në abdest që me të vërtetë ndikon në fokusimin e energjisë tënde pozitive dhe të pastron si për nga jashtë ashtu edhe për nga brenda. E kam pasur një shok i cili këtë ndjenjë e quante “Rifreskim” si emërtim për “Përtëritjen” që e ndjen pas abdesit. Mos harro të fillosh abdesin tënd me Bismilah (nënkuptohet, para se të hysh në banjo) dhe ta bësh duanë pas përfundimit të abdesit! Do të të hapen të tetë dyert e Xhenetit, (a s’është mënyrë e mirë kjo për të filluar ditën) dhe do të ndihesh i rifreskuar dhe i gatshëm për ditën që e ke përpara.

Tehexhudi (Namazi i natës) dhe VitriTehexhudi ose Kijami është përshkruar si “nderi i besimtarit”, sepse kush do të kalonte nëpër gjëra që ti i bën (zgjim, abdest, etj…) vetëm për tu ngritur dhe falur namaz? Bukuria e Tehexhudit është e vështirë të përshkruhet; që nga ndjenja e qetësisë në zemrën tënde dhe kuptimi më i lehtë i Kuranit gjatë kësaj kohe, të ndjerit më afër Allahut në kohën kur je i izoluar nga të tjerët dhe dëshira që asnjëherë të mos ngrihesh nga sexhdeja, e deri te momentet e të menduarit në vetmi që shumë rrallë mund ti realizosh në botën tonë të zënë … të gjitha këto e edhe më shumë dalin nga namazi i natës! Dhe në fund, falja e namazit të Vitrit pas Tehexhudit dhe bërja e duave të sinqerta Allahut, janë përkrahës të mëdhenj të ditës tënde të ardhshme!
Momentet e Istigfarit (kërkim faljes)
Mos harro që ti përdorësh 5-10 minutat e fundit para hyrjes së Sabahut që ta lusësh Allahun për falje dhe të bësh shumë istigfar në mënyrë që të jesh në mesin e atyre që Allahu i ka përmendur në Kuran: “Dhe në syfyr (kah mbarimi i natës) ata kërkonin falje për mëkatet.” (Kuran, Surja 51, ajeti 18.)
5:00 – 05:05: Ezani i Sabahut
Thuaje edhe ti atë që e thotë myezini (Personi i cili thërret ezanin për namaz) dhe mos e harro duanë pas ezanit. Lutjet të cilat kanë të bëjnë me ezanin gjithashtu mund të gjinden në “Mburojën e Muslimanit”.
5:05 – 05:30: Në mes të ezanit dhe ikametit
Fali 2 rekate sunet të Sabahut
Mos i lësho këto! Pejgamberi Muhamed (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) ka thënë: “Dy rekate para namazit të Sabahut janë më të mira se krejt kjo botë dhe çfarë ka në të. (Rijadu-Salihiin (Hadith #1102). Ndalu dhe mendo për këtë hadith për një moment; 5 minuta të kohës tënde për ti falur 2 rekate të shkurta janë më të mira se e gjithë kjo botë e gjerë me të gjitha tokat e saj, njerëzit, thesaret, natyrën e më shumë! SubhanAllah!Gjithashtu, nëse kjo është rëndësia dhe vlera e sunnetit të Sabahut, e çka atëherë për vetë namazin obligativ të Sabahut?
Duaja
A e keni ditur se koha në mes të ezanit dhe ikametit është koha më e mirë për dua? Shfrytëzoje atë në maksimum! Transmeton Enes Ibn Malik: “Lutja në mes të ezanit dhe ikametit nuk kthehet.” (Suneni i Ebu Dawudit, Libri #2, Hadithi #0521)
Shtriju në krahun e djathtë
Transmetohet nga Aisha (Allahu qoftë I Kënaqur me të): “I Dërguari i Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) i falte dy rekate të lehta para namazit (obligativ) të Sabahut pasi që fillonte të gdhijë agimi dhe pasi që myezini e thërriste ezanin. Pastaj shtrihej edhe ca derisa myezini fillonte të thërriste ikametin.” (Sahih Bukhari/Libri #11, Hadithi#599)
Seanca të ideve
Unë nganjëherë e përdori këtë kohë ose që ta planifikojë ditën time, ose të prodhoj ide për artikuj për ProductiveMuslim.com apo vetëm për lexim dhe shkrim. Do të befasohesh se sa aktiv është truri gjatë kësaj kohe! Je i zgjuar, në gjendje alarmante dhe të gjallë. J
Memorizim i Kuranit
Derisa jemi duke folur për të qenët aktiv i mendjes tënde, memorizimi i Kuranit në këtë kohë të ditës është jashtëzakonisht i mirë gjithashtu. Kam provuar të mbaj mend Kuran pas Ikindisë/Akshamit mirëpo isha i lodhur dhe sapo kthehesha nga puna, për dallim nga koha e pas Sabahut kur truri është sikurse shpuza dhe është koha më e mirë për të memorizuar ajete nga Kurani J.
05:30 – 06:00: Namazi i Sabahut dhe dhikri
Nëse je vëlla, dhe ke mundësi të dalësh në xhami, pa marrë parasysh sa larg, mësyja. Bukuria e faljes së Sabahut në xhami është vështirë të shpjegohet. Unë preferoj që të ecet për në xhami në vend të vozitjes (biçikleta gjithashtu është e mirë J) për shkak se ke mundësi edhe të thithësh ajër të freskët të mëngjesit; Allahu thotë në Kuran: “Pasha agimin kur ai shkrepë (thithë errësirën)!” (Surja 81, Ajeti 18). Pas namazit të Sabahut ulu, relaksohu, dhe kënaqu me dhikrin e pas namazit dhe duatë e mëngjesit.
06:00 – 06:30: Recito, Lexo ose Ushtro
Memorizim Kurani/Lexim: Lexo dhe/ose Memorizo Kuran siç e përmendëm më parë, ose nëse ke një libër të mirë Tefsiri (Komentimi të Kuranit) atëherë leximi i së paku një faqe të Kuranit është një bonus i madh!
Lexim: Shpenzo këtë kohë duke lexuar materiale Islame. Po e theksoj që leximet të jenë Islame, sepse siç e ceka më herët, mendja jote është mu sikurse shpuza në këtë kohë dhe është shumë aktive. Ti ke dëshirë që çdo lexim që e bën të futet në kokën tënde dhe shpirtin tënd inshAllah. Libra që sugjerohen të lexohen: libra hadithesh, tregime pejgamberësh, Sirë, etj…
Ushtrime: Një opsion tjetër janë ushtrimet e shpejta 30 minutëshe. Kjo mund të jetë, vrapim rreth lagjes, çiklizëm, përdorimi i shiritit për vrapim, disa ushtrime aerobike/ kardiovaskulare dhe çfarëdo tjetër që zhvillon qëndrueshmërinë.
06:30 – 06:45: Planifiko ditën tënde
Kjo është koha kur e planifikoj tërë pjesën e mbetur të ditës, natyrisht duke përdorur “detyrë-shënuesin”. Nganjëherë kontrolloj dhe dërgoj e-mailat rreth kësaj kohe gjithashtu për të më ndihmuar në planifikimin e ditës ose për përcaktimin e detyrave për vete dhe për anëtarët e ekipit me të cilin punoj.
6:45 – 07:00: Përgatitu për punë
Bëj dush, vishu, dhe mblidh dokumentet që të nevojiten, (gjithashtu organizimi i këtyre gjërave para se të flesh e bën këtë proces 15 minutësh goxha më të lehtë!) Vendosi gjërat aty ku mund ti gjesh që të mos humbësh kohë për kërkimin e tyre.
07:00 – 07:10: Namazi i Duhasë
Asgjë nuk ndikon në rregullimin e ditës tënde sikurse adaptimi me namazin e Duhasë, siç e përmendëm tek “7 shprehitë produktive shpirtërore”. Nu’ejm ibn Hamer (Allahu qoftë i kënaqur me të) tregon se ka dëgjuar të dërguarin e Allahut (paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të!) të ketë thënë: “Allahu i Lartësuar thotë: O bijtë e Ademit, mos dështoni në faljen e katër rekateve në fillimin e ditës suaj, dhe Unë do të ju mjaftoj juve në mbarim të saj” (Ebu Dawud (1289) dhe Tirmidhi (475)).
07:15 – 07:30: Kafjalli
Shpërbleje veten për një Mëngjes Produktiv me një kafjall të madh e të shëndetshëm! Mundohu të shmangësh kafeinën dhe merr një gotë të mbushur me fibra për një qëndrim të mirë.
07:30 – 08:00: Udhëtimi për në punë
Mos i harro këshillat e mia për stilin e udhëtimit të Muslimanit Produktiv! J
Paramendo sikur të gjitha mëngjeset tua të ishin sikurse i lartpërmenduri … sa do të përfitoje shpirtërisht? Sa do të përfitoje në dituri? Si do të ishte disponimin për ditën në vijim?
Përktheu Hekuran Helshani

Me anë të parave të xhepit duhet të ndiqet një synim i rëndësishëm: fëmija duhet të ketë mundësinë të ushtrojë një kontakt të matur e të përshtatshëm me paratë. Paratë e xhepit nuk duhet të jenë të kushtëzuara paraprakisht, as të jenë si një shpërblim për ndihmën (normale) në amvisëri, e as të shkurtohen ose të reduktohen si një lloj dënimi. As paratë që u jepen fëmijëve për notat e mira që kanë marrë nuk kanë kuptim; sepse nota e mirë vetë është një shpërblim, edhe atë për një rezultat të cilin e ka fituar vetë për veten e tij. Me siguri nuk do t’ju shkojë mendja që, nëse fëmija ju sjell ndonjë notë 3-4 ose edhe më të ulët, ai do të duhet t’ju paguajë juve diçka (për mossuksesin e tij), apo jo? Një punë e suksesshme (në përputhje me stafin arsimor dhe me ju) mund të shpërblehet në fund të semestrit me një “çmim të posaçëm” simbolik.
Fëmija mund ta mësojë kontaktin me paratë vetëm atëherë kur ai vetë do të mund t’i zotërojë (posedojë) këto para dhe kur nuk do të duhet të japë llogari për to. Mund të ndodhë që fëmija t’i harxhojë paratë menjëherë dhe për pjesën e mbetur të muajit të mos ketë më para (atëherë mund të rekomandohet që paratë e xhepit t’i jepen në krye të çdo jave), mirëpo ka edhe fëmijë që mund t’i kursejnë të gjitha. Një kasë personale është shumë me rëndësi për raportin me paratë. Po ashtu me rëndësi është që edhe në shtëpi të flitet për paratë. Fëmijët duhet të kuptojnë se edhe ju si prindër duhet të kurseni për t’i plotësuar dëshirat tuaja dhe se ju duhet të punoni për t’i pasur ato. Prandaj, edhe shuma e parave të xhepit nuk mund të jepet thjesht në mënyrë të përgjithshme, porse duhet të përshtatet me gjendjen financiare të familjes. Prindërit duhet që paraprakisht të merren vesh me fëmijët / të rinjtë se për çka do të duhej të përdoreshin paratë dhe për çka ekziston një “llogari ekstra”, p.sh. për veshmbathje ose për të ngrënë jashtë.
Te të rinjtë rekomandohet që paratë të futen në një konto (xhiro llogari), që të mos mund të shpenzohen. Përmes parave të xhepit fëmijët mund të mësohen të harxhojnë vetëm aq para sa kanë në dispozicion. Në fillim mund të mos shkojë gjithçka mirë: ndodhin gabime prej të cilave fëmija mëson mjaft. Mos u zbutni për shkak të një kase të zbrazur dhe të një fëmije të zhgënjyer! Tregojini atij se si mund të ndahen (planifikohen paratë) më mirë dhe mos i jepni atij ndonjë paradhënie (kapar) ose ndonjë kredit, sepse me këtë ju e mësoni fëmijën tuaj që njeriu mund të jetojë vetëm në bazë të kushteve të tij dhe që borxhet të bëhen pjesë e pandashme e jetës së përditshme. Kjo e zhvillon tek ai idenë se përherë do të ketë dikush që do ta nxjerrë nga halli

Kosova gjatë historisë së saj të organizimit administrativ dhe territorial, kishte humbur vazhdimisht territor. Serbia pas Luftës së Dytë Botërore i kishte marrë Kosovës Preshevën, Bujanofcin dhe Medvegjen, për t’i dhënë një pjesë të territorit në Veri të Kosovës në vitin 1958. Kosova pas shpalljes së pavarësisë së saj, si duket në këmbim të njohjes së shteteve fqinjë hyri në një pazar të pazakontë, duke hequr dorë nga një pjesë e territorit të saj. Lëshimi i territorit ndaj dy vendeve fqinj: Maqedonisë dhe Malit të Zi, vende këto që nuk kanë pretendime territoriale ndaj Kosovës, paraqet një rrezik të madh në humbjen e substancës së territorit që e bënë të mundur ekzistencën e shtetit tonë. Nëse kjo vazhdon kështu si ka filluar, atëherë çfarë do të japë Kosova kur ta bëjë demarkacionin, në shkëmbim të njohjes së saj me Serbinë? A thua asociacioni i komunave me shumicë serbe është një uverturë e keqe e kësaj praktike? Nuk ka të drejtë askush ta rrezikojë ekzistencën e këtij populli për të krijuar paqe në rajon. Gjatë gjithë historisë paqja e rajonit u krijua duke ju marrë territor shqiptarëve!!!
Në vitin 1955, miratohet Ligji për Territoret e Rretheve dhe Komunave në Republikën e Serbisë. Kosova ishte e obliguar që me akte të veçanta të zbatonte ligjet dhe vendimet që vinin nga Serbia. Në bazë të kësaj Kosova pëson prap një ndryshim në zvogëlimin e numrit të rretheve dhe riorganizimin e tyre. Në këtë vit territori i Kosovës ishte i organizuar vetëm në 5 rrethe dhe në 5 qytetet. Secili rreth kishte një qytet si seli të pushtetit vendor me përjashtim të Prishtinës që kishte statusin e kryeqytetit. “Në bazë të statutit të Krahinës Autonome të Kosovës dhe Metohisë nr. 2328 të datës 9 tetor 1956, të aprovuar nga Këshilli Ekzekutiv, në aspektin territorial “Krahina e Kosovës e Metohis asht krahinë autonome në kuadrin e shtetit socijalist demokratik të Republikës popullore te Serbis”…. “Krahina Autonome e Kosovës e Metohis përfshin territoret e rretheve të tashme: Gjilanit, Mitrovicës, Pejës, Prizrendit dhe Prishtinës. … Qendra e organeve krahinore të pushtetit të Krahinës Autonome të Kosovës e Metohisë asht Prishtina”.
Organizimi administrativ dhe territorial i ricentralizuar – 1957
Nga viti 1957 mirato­het edhe një ligj tjetër për rior­ga­nizimin e ter­r­i­­­to­ri­al të Kos­o­vës, me anë të cilit tani zvogëlo­het numri i komuna­ve prej 204 në 63. Kjo periudhë shënohet si pr­o­ces i ricen­tralizimit të fu­n­ksioneve të push­te­tit lokal dhe ekonomizim i fun­ksionit të adminis­tra­tës shte­të­rore lokale. Sipas dokum­e­nteve të kësaj periudhe, 5 rrethet e KAKM, kishin këto komuna, sipas rretheve:
Rrethi i Gjilanit: Vitia, Gjilani, Zhegra, Kamenica, Muçiverci, Novo­bërda, Hogoshti, Pozharani dhe Ranillugu.
Rrethi i Prishtinës: Gllogovci, Graçanica, Nëntë Jugoviqi, Hani i Elezit, Janjeva, Kaçaniku, Kaçikolli, Komarani, Kërpimehu, Lipjani, Lluzhani, Magura, Babushi i Muhaxhirëve, Obiliqi, Orllani, Podujeva, Prishtina, Ferizaj, Shtimja dhe Shtërpca.
Rrethi i Mitrovicës: Banjska, Vushtrria, Zubin Potoku, Mitrovica, Leposaviqi, Prilluzha, Runiku, Sllatina, Skënderaj dhe Stantërgu.
Rrethi i Pejës: Barani, Deçani, Ujëmiri, Drelaj, Gjakova, Gjurakovci, Istogu, Juniku, Kijeva, Klina, Leshani, Peja, Ponosheci dhe Cërmjani.
Rrethi i Prizrenit: Banja, Bellobradë, Krusha e Madhe, Vlashnja, Dragashi, Prizreni, Ratkovci, Rogova, Srecka dhe Suhareka.
Në vitin 1958, një vit para themelimit të komunës së Leposaviqit (1959), Sërbia vendos që Komuna e Leshakut (territor i Rrethit të Kragujevcit në Serbi) t’i bashkohet komunës së Leposaviqit dhe kështu territori dhe numri i popullatës serbe në këtë komunë rritet. Ky ndryshim i territorit ishte i motivuar politikisht, me qëllim të rritjes dhe dominimit të popullatës serbe ndaj asaj shqiptare në këtë komunë. Komuna kishte përfituar territor prej 24 fshatrave më shumë.

Pse Kosova heqë dorë nga një pjesë e madhe e territorit të vetë në kufi me Malin e Zi? Pse Kosova i jep një pjesë të territorit Malit të Zi, pa kurrfarë çmimi? Serbia i mori pesëfish territor Kosovës në vitin 1878 dhe në vitin 1945, për t’i dhënë në vitin 1958 një pjesë të vogël të territorit të saj për qëllime të rrezikshme politike, pra për ndërrim të strukturës etnike dhe për të krijuar pozicion politik të përhershëm të pretendimit territorial ndaj Kosovës. Ne nuk po e bëjmë këtë për asnjë qëllim politik e as për ndonjë pretendim territorial nesër! Në secilën hartë të Kosovës dhe të Serbisë është i ditur botërisht kufiri administrativ dhe shtetëror me Malin e Zi. Nuk është e qartë vetëm deri kur politikanët kosovar marrin guximin ta fyejnë inteligjencën e popullit të vetë!?

/Historia e Organizimit Administrativ dhe Territorial të Kosovës-Isuf Zeneli/
Germ-a.com

Të mund të shfrytëzosh mediumet, natyrisht në radhë të parë është pozitive. Shumë kanale të punës lehtësohen, po ashtu ofrohet edhe një angazhim i gjerë në kohën e lirë si dhe kanale për shkencë dhe njohuri, informata, kulturë dhe argëtim. Jashtëzakonisht kritike për fëmijët është vlerësimi i prezantimit të dhunës nëpër mediume, qoftë ajo reale në emisionin e lajmeve apo ajo fiktive (e imagjinuar) në filma vizatimorë, serikë apo lojëra. Po ashtu, me keqpërdorimin e mediumeve fëmijët mund të bëhen të ndëshkueshëm (penalisht të ndjekur) nëse p.sh. kopjojnë material të ndaluar etj.
Një situatë tjetër e rrezikshme krijohet në çat (chat), në internet, përmes partnerit bisedues pedofil, të cilët qëllimisht i kërkojnë fëmijët. Shumë të rinj nuk e hetojnë menjëherë këtë qëllim seksual të të rriturve. E kujtohuni mirë që edhe fëmija juaj në çat mund të kontaktohet nga pedofilët.
Gjithë e më tepër parashtrohet pyetja se çfarë ndikimi kanë këto prezantime të dhunës nëpër mediume, të cilat nganjëherë shkojnë deri në zbukurimin e dhunës në sjelljen agresive dhe gatishmërinë për dhunë tek fëmijët dhe të rinjtë. Nuk mund të verifikohet një ndikim i menjëhershëm në aspekt të imitimit, mirëpo mund të verifikohet se fëmija dhe i riu mësohet që t’i zgjidhë problemet ose t’i mbrojë interesat e tij me anë të dhunës. Prezantimi i dhunës nëpër mediume dobëson preventivat kundër dhunës (përmes së cilës ngadalë normalizohet dhuna).
Ajo çka është e përbashkët për televizorin, lojërat kompjuterike, nintendon dhe lojërat e ngjashme, është konsumimi pasiv, i cili – në rast teprimi – shkakton plogështi e topitje, trashje e izolim social. Me këtë nuk duam të themi që këto medie t’i dënojmë e t’i shpallim për punë dreqi, mirëpo nga aspekti i psikologjisë së fëmijës për ne është me rëndësi që të gjendet një raport më i përgjegjshëm me to dhe fëmija thjesht për arsye të rehatisë të mos ulet përpara “babysitterit” (kujdestare për fëmijë) më të volitshme dhe atje të lihet në dorën e fatit. Lidhur me këtë është me rëndësi të dihet se çfarë mund të shkaktojë te fëmija teprimi në televizor e të ngjashmet!
Schulpsychologischer Dienst des Kantons St.Gallen -Edukimi/

Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre që besojnë, porosisin për drejtësi dhe këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (Kur’an)
– Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, në fund të muajit dhjetor, pra, në fund të vitit, është: Ku do ta pritni Vitin e Ri?
Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, pra në fund të vitit, është: Ku do ta pritni Vitin e Ri?
Shkruan: Mexhid YVEJSI…Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errërsuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi. (Bibla, Efesianëve, 4:17-20)
Pasha kohën! Njeriu me siguri është në humbje. Përveç atyre që besojnë, porosisin për drejtësi dhe këshillojnë njëri-tjetrin të jenë të durueshëm. (Kur’an-i, 103:1-3)
Pyetja më e shpeshtë që po bëhet këto ditë, në fund të muajit dhjetor, pra, në fund të vitit, është: Ku do ta pritni Vitin e Ri?
Shpesh ndodh që pyetja nuk çon te përgjigja, por te pyetjet tjera. Njëra nga pyetjet është edhe kjo: Nga e ka prejardhjen Viti i Ri?
Viti i Ri e ka prejardhjen në Babiloni, Azi…
Babilonasit paganë, 4000 vjet më parë, e festonin ndërrimin e viteve në ditën e Pranverës, kur Hëna ishte e plotë, kur nata e dita janë të barabarta, kur natyra rilindë mbas dimrit të gjatë…
Prejardhja e Vitit të Ri në Evropë
Viti i Ri në Evropë, në gjithë hemisferën perëndimore edhe përtej Atlantikut, e ka prejardhjen nga Roma antike pagane, para 2000 vjetëve. Në vitin 274, Imperatori romak pagan, Aurelian, e shpalli ditën e 25 dhjetorit: Natalis Solis Invicti (Festa e Diellit të Pamposhtur). Kjo festë kremtohej në gjithë Perandorinë Romake pagane, e cila e ka prejardhjen nga hyu pagan i iranianëve të lashtë, i cili quhej Mithra.
Mithra, prej të cilit lindi religjioni: Mithraizmi, ishte hyu pagan iranian i dritës, që besohej se kishte lindur me 25 dhjetor! Kjo festë pagane kremtohej një javë, prej 25 dhjetorit deri me 1 janar. Kurse 1 Janari kremtohej për nder të hyjnisë Janus, hyu dyerve dhe hyrjeve, prej të cilit ka prejardhjen emri i muajit të parë të vitit-Janari, që është dera, hyerja në Vitin e Ri!
Pra, kjo festë e lashtë pagane, në Perandorinë Romake, zgjaste një javë. Një historian perëndimor, J.M. Wheeler, në librin e tij: Paganism in the Christian Festivals, (Paganizmi në Festat Kristiane) ndër të tjera, shkruan: Të gjithë festonin dhe gëzonin, puna dhe tregtia ishin pezulluar tërësisht. Shtëpitë ishin zbukuruar me bredha, pisha, me dafina dhe me bimë e pemë me blerim të përhershëm; midis miqëve shkëmbeheshin dhurata e vizita. Ishte një periudhë gëzimi dhe dashamirësie dhe populli jepej pas çdo lloj argëtimi…
Përse gëzimi dhe argëtimi?
Pse ndodhnin këto? Pse gëzoheshin, argëtoheshin…? Sepse popujt paganë evropianë besonin se kur ditët shkurtoheshin, e dita më e shkurtër bie me 21 ose me 22 dhjetor, ata besonin se Dielli-zoti i dritës ishte sëmurë dhe porsa dita fillon të zgjatej ata gëzoheshin dhe festonin, duke besuar se Dielli-zoti i tyre po shërohet, po forcohet dhe se pranvera, vera, po afrohet!
Ky besim i verbër pagan ishte i përhapur ndër popujt evropianë, por që ka prejardhje nga egjyptasit e lashtë paganë, të cilët e adhuronin hyun pagan Ra, hyu i agrikulturës, por që vjen nga besim pagan iranian i Mithras, hyu pagan kushtuar Diellit të pamposhtur…!
Kjo është arsyeja e paarsyeshme e pavetëdijshme, pse edhe sot e kësaj dite, në mijëvjeçarin e tretë, në shumë vende të botës, kjo festë kremtohet me madhështi, njerëzit argëtohen, gëzohen, tranohen…!
Përse zbukurimi, dekorimi?
Për nder të kësaj feste pagane zbukurohen, dekorohen, shtëpitë, fshatrat, qytetet me bredha, pisha, me blerim të përhershëm, nga njerëzit e përkohshëm dhe populli, siç dihet, siç shihet, jepet pas çdo lloj argëtimi-deri te shfrenimi…!
Përse zbukurohen, dekorohen shtëpitë, fshatrat, qytetet, me bredha, pisha? Sepse popujt paganë të Evropës, para krishterimit, besonin se pemët e gjelbërta, siç janë bredhi, pisha, të cilat tërë vitin e ruajnë blerimin e tyre, ngjyrën e tyre, edhe në dimër, kanë diçka hyjnore.
Popujt paganë evropianë besonin në qëndresën e tyre, i adhuronin ato si krijesa hyjnore, që nuk do t’i lënë pasdore..!
Prandaj, porsa fillonte dimri i dekoronin, i zbukuronin, duke menduar, duke besuar se, meqë ato i qëndrojnë dimrit të ftohtë e të gjatë, do t’i ndihmojnë edhe atyre të mjerëve të qëndrojnë…!
A ka kuptim që popujt me besim monoteist, siç jemi edhe ne, shqiptarët, qofshin të krishterë apo muslimanë, të presim, të kremtojmë, të gëzohemi, të tranohemi për një festë pagane, siç është Viti i Ri? Këtë e gjykon Bibla, e gjykon Kur’ani, dy Librat Hyjnorë, më të lexuara, më të përhapura, më të nderuara, në rruzullin tokësor.
Shën Pali, në letrën dërguar Efesianëve, ndër të tjera, shkruan: …Përbehem në Zotin: mos jetoni sikurse jetojnë paganët me mendje të errërsuar, larg nga jeta e Hyut, për shkak të paditurisë që është ndër ta për arsye të trashamanisë së zemrës së tyre. Vetveten e kanë bërë të pandjeshëm, u dhanë mbas shfrenisë, në mënyrë, të shtyrë prej lakmisë, të bëjnë çdo poshtërsi. (Bibla, Efesianëve, 4:17-20)
A keni menduar, si besimtarë, ndonjëherë rreth kësaj çështje? Nëse nuk keni menduar, atëherë shtrohet pyetja: Deri kur të pranojmë, pa menduar, çdo festë që të tjerët na kanë servuar – si një sofër e shtruar?!
Sidoqoftë, para nesh është Viti i Ri, por jo për ta pritur, se ai vjen vet, jo për ta kremtuar, jo për ta uruar, jo për t’u gëzuar, jo për t’u shfrenuar, por për të medituar!
Meditimi rreth Vitit të Ri do të na çon kah një kuptim më i thellë i jetës, i kohës. Koha, për të cilën betohet Krijuesi i Madhnueshëm në Kur’an, është gjëja më e çmueshme për krijesën-njeriun.
Njeriu i sotëm, modern, bashkohor, perëndimor, materialist, është i aftë për të drejtuar, për të kontrolluar fuqitë e ndryshme natyrore, por qe de, është i pa aftë për të frenuar epshet e veta shtazore…!
Mos frenimi i epsheve shtazore, duke qenë larg Zotit, duke mos përfillur udhëzimet e Tij, shumicën e njerëzve e ka tërhequr kotësia, marrëzia, shfrenia të shtyrë nga lakmia…
Në etapa të ndryshme kohore, miliona njerëz për shkak të mosdijes, lakmisë, grykësisë, padrejtësisë janë shkatërruar, janë asgjësuar. Po të kthehemi në histori, do të pyesim me habi: Ku janë gjithë ato perandori?! Perandori shekullore, të fuqishme, që dukeshin aq madhështore, por u shkrinë si me qenë fluska bore!
Sot, sikurse dje, njerëzit që nuk kanë besim në t’Madhin Zot-jetojnë kot! Ata e presin me pa durim Vitin e Ri, duke shpresuar, duke besuar se Viti i Ri ju sjellë begati!
Me kohë, bota e kapitalit, e tregtisë, e bisnisit, me reklama, me dredhi, joshje e mashtrime prej çdo lloj pisit, këtë e kanë kuptuar dhe përgatitjet për Vitin e Ri , që moti, ata i kanë filluar. I kanë filluar dhe do t’i përfundojnë përgatitjet të organizuara më bukur se çdo herë, sepse me fitime të mëdha, si asnjëherë, e shpërblejnë vetveten menjëherë…!
Nata e Vitit të Ri
Për natën e Vitit të Ri thuhet se është nata më e gjatë, nata më e mrekullueshme. Po, por këtë e thonë të gjithë ata që janë në gjëndje të trullueshme!
Në të vërtetë, jo vetëm që është nata më e trullueshme, duke pirë- pije alkoolike e narkotike, duke kënduar, duke vallëzuar, pa rend e vend, pa kurrfarë sjellje, duke hangër deri në vjellje, duke luejtur bixhoz, lotari duke bërë edhe ndonjë marrëzi…! Pra, nata e Vitit të Ri bëhet jo vetëm nata më e trubullueshme, ajo bëhet edhe nata më e mjerueshme, më e mallkueshme, më e dënueshme…! Pse? Sepse kjo është një festë pagane, e cila urohet pothuejse nga mbarë bota, por të gjitha urimet janë të kota ! Urojnë, urojnë, urojnë, derisa e teprojnë, derisa urinojnë dhe pse ata ashtu nuk mendojnë, nuk besojnë…!
Ka shumë që do të thonë, është e drejta jonë, jemi n’Evropë, jetojmë në liri, në demokraci dhe e gëzojmë të drejtën të kremtojmë, ta presim Vitin e Ri!
Po, me siguri, keni të drejtë ta pritni, të kremtoni , por një ditë do të vajtoni…! E drejta juaj nuk do të thotë se po veproni drejt. E drejta juaj, në këtë rast ju bën të huaj! Nëqoftëse dëshironi të jeni si të tjerët, atëherë kush do të jetë si ju?
Me pak fjalë, kjo është e Vërteta, e Vërteta: Pse pritja, kremtimi i Vitit të Ri – është kotësi, është marrëzi? E Vërteta, siç thoshte Shileri, nuk pëson nëse dikush nuk e beson.
E Vërteta është Zoti. Zoti është Krijues, Furnizues, Dhurues. Prandej, të gjithë kemi nevojë për Zotin. Zoti nuk ka nevojë për ne. Kush vepron mirë, shpreson mirësi
nga Mirësia e Tij, jo nga Viti i Ri. Kush vepron keq, por pendohet, shpreson se do të falet dhe qetësohet, rehatohet… I varfëri shpreson të pasurohet, i sëmuri të shërohet, i papuni të punësohet, i burgosuri të lirohet…
Zoti është i vetmi Krijues, i vetmi Furnizues dhe i vetmi Dhurues për gjithçka. Ai Krijon, Furnizon, Dhuron nga oqeani i pashtershëm i Mirësisë dhe Bujarisë së Tij, jo Viti i Ri.
All-llahu i Madhnueshëm në Kur’an thotë:
Kush nuk beson barrën e mosbesimit e ka kundra vetes (30:40)
Pra, kush nuk beson, ai është kundër vetes. Ai që është kundër vetes e ka krijuar burgun e vet. Në burgun e vetë, vetvetja në këtë jetë i duket më e largët se çdo planetë…!
Mexhid Yvejsi, Gjakovë
—————————————————————————————————-

Ideja imagjinare, me të cilën jetojnë shumë njerëz në botë, se jeta do të bëhet më e mirë dhe më e lumtur në jetën e kësaj bote, e se do të sundojë paqja, mirëqenia dhe bollëku, nuk është doktrinë që e ka fillimin e saj tek progresi industrial dhe epoka moderne, përkundrazi, ajo është një doktrinë fetare mjaft e hershme. Parajsa tokësore është premtuar nga besimet e ndryshme fetare, para se të premtohej nga “profetët” e epokës moderne, sepse besime të tilla i gjen për shembull te të krishterët dhe muslimanët; edhe pse historikisht si doktrinë, kjo ide është zhvilluar më shumë te të krishterët e mesjetës evropiane, të cilët besonin tek ardhja dhe sundimi tokësor njëmijë vjeçar i Krishtit, ku ujku do bashkëjetojë me delen dhe e keqja do të burgosej për njëmijë vjet. Me disa ndryshime mjaft thelbësore, si nga përmasa, por edhe nga përmbajtja e këtij besimi, për një periudhë relative lumturie, flitet edhe te muslimanët. Por, një dallim i rëndësishëm këtu, që ia vlen të përmendet, ka të bëjë me planin ideologjik, ku ky besim te pjesa më e madhe e muslimanëve, nuk u kthye kurrë në një doktrinë bazë që të pushtojë shpirtin dhe mendësinë e praktikës së tyre. Kjo botë për ta, do të ngelej e papërsosur deri në fundin e saj, ndaj nuk ka nevojë të punohet për përshpejtimin e ardhjes së kësaj epoke lumturie relative, edhe pse kësaj bote, natyrisht nuk duhet t’i kthejmë shpinën, për ta bërë më të mirë sa është e mundur, por mbi të gjitha, njeriu duhet të jetojë në përputhje me ligjin e Zotit dhe të përgatitet për botën tjetër, sepse kjo është në fakt, ajo që e bën botën më të mirë, brenda kufijve të saj të mundshëm. Natyrisht, një besim të tillë, shumë të ndryshëm, por me disa ngjashmëri, e gjen edhe te të krishterët, por në Evropën e Krishtërimit ndodhi ajo që nuk ndodhi te muslimanët, një forcë e re jofetare lindi, që duke shkelur mbi parimet e këtij besimi dhe duke huazuar njëkohësisht prej tij, krijoi ideologjinë dhe fenë e re laike të përparimit të vazhdueshëm, fe që do t’i shpinte njerëzit drejt lumturisë progresive dhe parajsës. Dallimi thelbësor këtu qëndron në faktin se, kjo epokë lumturie nuk do të vinte nga Zoti, por nga progresi njerëzor i pandalshëm, e që praktikisht, do ta kthente njeriun në perëndi të fateve të veta dhe në parajsën e tij, nuk kishte vend për Zotin. “Profetët” e kësaj feje të re, u bënë filozofët dhe mendimtarët e shekujve të shkuar, ndërsa zbatuesit e saj, shkencëtarët dhe teknicienët e ndryshëm, këta “klerikë” të epokës moderne.Krizat e shumta që ka pësuar dhe po pëson në vazhdimësi moderniteti, duke dështuar të sjellë parajsën në tokë, i kanë vënë në punë mendimtarët dhe filozofët, para të tjerëve, për të pranuar dhe rifilozofuar se, epoka e lumturisë së ardhme tokësore, qe një iluzion i keqhuazuar nga feja dhe se “feja e progresit material”, nuk të shpie në parajsën tokësore. Por, gjithsesi kjo ideologji vazhdon të ngelet një utopi e realizueshme për “klerikët” e epokës moderne, të cilët janë të vetmit, që më shumë se kushdo tjetër, me përpjekjet e tyre mbajnë akoma gjallë këtë besim, këtë ëndërr të vonshme mesjetare.Besimi i vërtetë, që Zoti iu dhuroi njerëzve, i mëson njerëzit se lumturia më e madhe e kësaj bote është kënaqësia e shpirtit, ku trupi merr nga materia, aq sa ka nevojë të jetojë normalisht, pa i hyrë atij në hak, dhe ku dashuria, morali, etika, bamirësia, bindja ndaj normave të besimit, droja dhe adhurimi i vetëm e i pashoq i Zotit, janë fushat më të rëndësishme dhe të vazhdueshme të progresit human.Feja e paZot e epokës moderne ka dështuar, e bashkë me të, edhe utopia e parajsës tokësore, edhe pse ajo, natyrisht, do të vazhdojë të mbahet fort, deri në rënien dhe grahmat e fundit të saj. Kjo, jo domosdoshmërisht do të thotë se besimi i vërtetë do të zërë tërësisht vendin e saj, njeriu ka treguar se gjithmonë krijon iluzione të reja dhe bëhet pre’ e besimeve idhujtare dhe përshpirtjeve të vjetra absurde. Kështu që, neve na duhet të jetojmë në këtë botë dhe epokë ndryshimesh radikale, ashtu siç na mëson besimi ynë, në modestinë, devotshmërinë dhe qetësinë e besimtarit, pa zellin e tepruar që krijojnë iluzionet, utopitë dhe revolucionet e epokës bashkëkohore.
Justinian Topulli

Gjëja që më së shumti të mbron në mungesën tënde është morali yt.Çdo mbret i madh ka qenë fëmijë i cili qante.Çdo ndërtesë gjigante ka qenë një projekt në letër.Nuk është me rëndësi se kush je sot.Me rëndësi është kush do të jesh nesër.Zemrave të buta gjithmonë iu bëhet padrejtësi, sepse dyert e tyre hapen shpejtë.Ai i cili nuk mëson prej të kaluarës, nuk e mëshiron e ardhmja e tij.Nëse sheh një njeri të mërzitur dhe të vetmuar.Dije se e ka ngarkuar vetën më shumë se që është e nevojshme.Dy urtësi mësoj prej kësaj bote.Në kulmin e hidhërimit asnjëherë mos merë vendime.Ndërsa në kulmin e lumturisë mos jep premtime.Nëse më këshillon në vetmi, më ke këshilluar.Nëse më këshillon para njerëzve më ke poshtëruar.Mos qaj në jastëkun tënd, sepse nuk ke mundësi të ndryshosh asgjë.Ngritu dhe qaj në sexhaden tënde. Allahu pas vështirësisë do të sjell lehtësiminMerr frymë me LA ILAHE – IL-LALLAH.Qortoje vetën me ESTAGFIRULLAH.Ndije dhembjen me O ZOT TY TË TAKON FALËNDERIMIHabitu me madhështinë e Allahut (SUBHANALLAH).Gëzohu me përshëndetjet që i dërgon të Dërguarit të Allahut.Fjala e jote në pikëllim le të jetë të Allahut jemi dhe te ai do të kthehemiThyeje helmin e syrit tënd me MASHALLAH VE LA HAVLE VE LA KUVVETE IL-LA BIL-LAH
Fillo me BISMIL-LAH. Përfundo me ELHAMDULILA.Lusim Allahun që të jetë i kënaqur me mu dhe me ty.Pas kënaqësisë së Allahut nuk ka tjetër vetëm se xheneti.( e përkthyer nga Gjuha Arabe)Hoxhë: Shaban Murati

Imam Gazaliu ka ekspozuar një program rreth edukimit të fëmijëve i cili është hartuar në formën e obligimeve të prindërve ndaj fëmijëve, si vijon:
Ta edukojë dhe riedukojë, t’ia mësojë tiparet e bukura dhe pozitive, por gjithashtu ta ruaj nga shoqëria e keqe.Nuk duhet t’ia bësh të dashura stolisjet dhe lehtësimet që të mos mësohet në to dhe t’i paraqesë pengesë gjatë rimëkëmbjes në jetë.Duhet t’ia bësh zakon dhe familjarizosh me rroba modeste dhe të denja.Gjatë edukimit duhet përdor metodat e shpërblimit dhe ndëshkimit, dhe lavdërim para njerëzve. Nuk duhet ndëshkuar për çdo gabim, por disa prej tyre duhet neglizhuar, posaçërisht nëse fëmiu tregon shenja turpëri dhe mundohet t’i fsheh. Ndëshkimi nuk duhet të jetë publik që të mos shkaktojë të jetë i pasjellshëm dhe krenar. Ndëshkimi të jetë i lehtë dhe i matur, ashtu që fëmiu të mos jetë indiferent kur t’i adresohet kritikë apo të qortohet.T’i ndalohet lavdërimi në mesin e shokëve me atë që posedon ai apo prindërit e tij, por të mësohet në modesti dhe mënyrë të mirë të folurit.Duhet mësuar të jep, dhe jo të merr, madje edhe sikur të jetë nevojtar.Të mos ia lejojë atë që nuk është në rregullat e mirësjelljes, sikur pështymja dhe gogësima.Të mos i lejosh të betohet, kur ta thotë të vërtetën apo të pavërtetën.T’ia mësojë maturinë në bisedë dhe të fletë vetëm atëherë kur ka nevojë për fjalë.T’ia mësojë durimin.T’ia lejojë lojërat pas kryerjes së mësimeve me qëllim që të relaksohet dhe pushojë, ta rikthejë forcën mendore dhe koncentrimin ashtu që mësimi të mos e rëndojë apo ti bëhet i mërzitshëm.T’i hakmerret se nuk guxon të vjedhë, konsumojë haram dhe gjithçka numërohet në vepra të këqija.Kur të afrohet mosha madhore, nuk duhet toleruar lëshimet rreth parimeve sheriatike.“O Zoti ynë, dhurona nga gratë tona dhe trashëgimtarët tanë, ç’është prehje për sytë tanë dhe bëna shembull për të mirët!” (El-Furkân, 74.)
ABDULKADIR INDŽIĆPërshtati: Lutfi Muaremi(Islampress)

Një nga mrekullitë e Zotit janë edhe fjollat e borës. Fjollat e vogla të bëra nga akulli/bora janë kaq unike, janë forma aq të detajuara, delikate, dhe spektakolare, sa ta kënaqin syrin, por edhe ta “humbin trurin”. Është e vështirë për ta kuptuar se si ato fjolla që janë të panumërta, e ndodhin aq natyrshëm sa logjika nuk mund ta kuptojë, kjo kuptohet vetëm nga bindja në krijimin e Allahut. Ato çuditërisht janë forma që tërheqin thellësinë e zemrave dhe imagjinatës tonë.
Fotografi Alexey Kljatov ka një talent të veçantë për kapjen e këtyre krijesave të bukura të akullit, e të cilat janë jetëshkurtër. Albumet e tij në Flickr, përmbajnë shumë fjolla bore.

Fluska Bore

1 nga 13

Alexey Kljatov

Ja disa të punës së tij mbresëlënëse:

Mediat thonë se një ish-agjent i KGB-së ruse, Boris Karpichkov, ka thënë se urdhrin për rrëzimin e avionit nga i cili humbën jetën 224 pasagjerë e ka dhënë Rusia. Sipas Karpichkov, Putini këtë gjë e ka bërë në mënyrë që të rifitojë simpatinë e humbur nga populli dhe që të arsyetohet në luftën kundër ISIS-it, në mënyrë që të godasë edhe caqe të tjera, raportojnë mediat e huaja. Ky zhvillim e komplikon shume situaten e tensionuar politike midis NATO’s dhe Rusise, por ne vecanti Turqise dhe Rusise.
Ndër të tjera kjo është edhe presion direkt mbi qeverinë e puçistit Sisi, të cilën e bëri partner të saj dhe nënshkroi po në këto ditë marrëveshjen shumë miliardëshe për ndërtimin e centraleve bërthamore dhe atë për partneritet ushtarak. Ky pozicion i ri i Egjiptit është shumë i dëmshëm për Arabinë Saudite dhe Turqinë.