Month: November 2015

Avionët luftarakë rusë, në vendin Azez në Halep të Sirisë kanë bombarduar një konvoj me ndihma humanitare. SI pasojë e këtij sulmi katër persona janë vrarë ndërsa 20 të tjerë kanë mbetur të plagosur, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve lokale avionët kanë goditur disa kamionë të cilët kanë qenë të parkuar dhe janë përdorur për transport të ndihmave.
Informacionet e para flasin se në sulmin i cili la të djegur dhjetë kamionë, katër persona janë vrarë dhe 20 të tjerë janë plagosur.
Të plagosurit janë transportuar në spitalet e improvizuara në rajon, ndërkohë 11 me plagë më të rënda janë dërguar për shërim në Turqi.
Avionët rusë, ditë më parë poashtu sulmuan një konvoj tjetër humanitar duke lënë të vrarë shtatë civilë dhe 10 të tjerë të plagosur.
Nga shtatori i këtij viti, fluturaket ruse po sulmojnë në qytetet Idlib, Humus, Hama dhe Halep duke goditur rajone të banuara me civilë që janë nën kontrollin e opozitës siriane, duke lënë të vdekur 263 civilë.

Policia e Kosovës para pak çastesh ka arrestuar Ismail Kurteshin, deputetin e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Vetëvendosjes, me rastin e daljes së tij nga objekti.
Në arrestimin e deputetit Ismail Kurteshi i cili është shoqëruar në polici, kanë marrë pjesë rreth dhjetë policë, ndërsa disa prej tyre civilë.
Pasi u legjitimuan me kërkesën e shoqëruesve të deputetit Kurteshi, ata në mënyrë të qetë vazhduan drejt veturës ndërsa Kurteshi tha se e kupton detyrën e tyre.
“Është me vetëdije…është për të mirën e vendit dhe sigurisht edhe ju do të na bashkoheni dhe do ti bëni të njëjtat veprime…” deklaroi Kurteshi me rastin e shoqërimit të tij nga policia.
Kurteshi ishte njëri nga dy deputetët e opozitës të cilët e kishin pamundësuar mbajtjen e seancës plenare, pasi që së bashku me deputetin e Nismës, Haxhi Shalën, kishin hedhur gazin lotsjellës dhe kishin shkaktuar ndërprerjen e punimeve.
Më pas, Kuvendi i Kosovës kishte vazhduar punimet pa prezencën e opozitës e cila është ndaluar nga sigurimi policor i Kuvendit që të hyjë brenda, për çka opozita kishte hedhur gaz lotsjellës edhe në hollin e Kuvendit.

Një burim ushtarak irakian nga rajoni Nineve, ka bërë të ditur se nga sulmet ajrore të forcave franceze janë vrarë 28 fëmijë, dhe kjo ka ndodhur në një shkollë fillore afër qytetit Mosul.
Aeroplanët francezë, të mërkurën, e kanë bombarduar shkollën fillore Fatime Ez-Zehra“, ka shpjeguar gjenerali ushtarak Zenun Sabavi.
„Gjatë sulmit janë vrarë 28 fëmijë, kurse pesë të tjerë janë të lënduar“, ka pohuar ai.

Shkrimtarë arabë dhe aktivistë me popullaritet kanë nisur një e-kampanjë që synon mbështetjen e mallrave turke përballë sanksioneve ekonomike ruse kundër Turqisë që u miratuan pak çaste pas rrëzimit të aeroplanit rus që shkeli hapësirën ajrore të Turqisë, të martën e kaluar.
Aktivistët kanë nisur hashtagje të ndryshme në Twitter me përmbajtje të tillë si: #I_am_a_Muslim_and_in_solidarity_with_Turkey; #I_am_an_Arab_and_in_solidarity_with_Turkey; dhe #Supporting_the_Turkish_goods.
Aktivistët kanë thënë nëpërmjet Twitter se mbështetja për mallrat turke përbën një “detyrë për çdo arab dhe mysliman”, duke shkuar gjithashtu se produktet turke janë “të kualitetit të mirë dhe kanë çmime të arsyeshme”, ndërsa kompanitë turke janë “të shpërndara në të gjithë botën arabe”.
Mbështetësit e shquar të fushatës përfshijnë thirrësin e njohur nga Kuvajti Hamed al-Ali; Prezantuesin televiziv egjiptian Ahmed Mansour; Shkrimtarin e Kuvajtit Faleh ibn Hajari; Shkrimtarët saudit Mohamed al-Hudhaif; prezantuesin televiziv nga Saudia Ali al-Zafiri; Shkrimtar saudit Mohamed al-Yahya; Shkrimtarë të shumtë nga Katari, kryeredaktori i gazetës Al-Sharq Jaber al-Harami; dhe shkrimtari saudit Ahmed bin Rashid bin Said.

ERDOGAN RUSIA NUK PO BOMBARDON ISIS-in (ISIS-in), POR OPOZITËN SIRIANE TURKMENE, NË RAJONIN E BAYIRBUCAKUT. DIHET QË RUSIA ËSHTË MBËSHTETËSE KRYESORE E KRIMINELIT ASAD.“Erdogan: ISIS (ISIS) nuk është në rajonin e Bayirbucakut të Sirisë.Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan tha se, “Rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet ISIS (ISIS).Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdoğan tha se, “Rajoni ku janë Turkmenët e Bayırbucak-ut nuk është rajoni ku ndodhet ISIS. Askush të mos e mashtroje askënd. Atje janë Turkmenët e Bayırbucak-ut, janë bashkëatdhetarët tanë, janë të afërmit tonë dhe duke thënë se “Jemi duke goditur organizatën terroriste ISIS” godasin Turkmenët e Bayırbucak-ut”.Presidenti Erdoğan në kuadër të Ditës së Mësuesve në Turqi dha një pritje në Pallatin Presidencial Ak Saray bëri vlerësime në lidhje me ngjarjet e fundit.Erdoğan tha se Turkmenët e Bayırbucak-ut janë në përpjekje të mbrojtjes së tokave të tyre dhe i kanë dërguar familjet e tyre nëpër kampe, vazhdojnë të rezistojnë.Turkmenët e Bayirbucak-ut për shkak të afërsisë farefisnore me vendin tonë ashtu siç janë Turkmenët e Halepit, Humusit, Damaskut, Golanit kanë një vlerë të ndryshme për ne. Shumë mirë i dimë qëllimet pas sulmeve të cilat i marrin si objektiv Turkemnët e Bayırbucak-ut nga ana e regjimit të Asadit dhe ata të cilët mbështesin regjimin. Qëllimi i vetëm në këtë rajon ku ISIS-i nuk ka asnjë prani është mbështetja e regjimit të Asadit. Turqia ka vendosur që linjën nga Cerablus e deri në Detin e Mesdheut ta pastrojë nga organizatat terroriste. Ne si Turqi i mbështesim vëllezërit tanë që jetojnë në këtë rajon dhe do të vazhdojmë ti mbështesim” tha Erdoğan.– “Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona për ti ndihmuar vëllezërit tanë”Presidenti Erdoğan duke theksuar se populli asnjëherë nuk do ti falë ata që janë duke i sabotuar ndihmat e bëra për Turkmenët e Bayirbucak-ut vetëm për të krijuar një perceptim kundër tij dhe qeverisë tha se, “Mobilizojmë të gjitha mundësitë tona edhe në vendin tonë por edhe në anën tjetër të kufirit për ti ndihmuar vëllezërit tanë që janë duke luftuar në rajon në kushte të vështira”.Erdoğan i cili theksoi se së bashku me shtetet aleate së shpejti do ta zbatojnë praktikën rajoni i sigurisë në linjën Cerablus-Deti Mesdhe, tha se në njërën anë do ti parandalojnë dramat e reja njerëzore ndërsa nga ana tjetër do ti ofrojnë mundësi refugjatëve të cilët duan të jetojnë në atdheun e tyre. Erdoğan në vazhdim tha: “Ata të cilët nuk do ti ndihmojnë ose do ta parandalojnë Turqinë në këtë përpjekje, do të jenë shkaktar të vdekjes të çdo njeriut në Siri”.Presidenti turk në vazhdim tha: “Ne nuk kemi asnjë përpjekje tjetër përveç se ti sigurojmë popullit të Sirisë një të ardhme të sigurt dhe qëndrueshme. E dimë se edhe siguria jonë kalon nga kjo. Njësoj edhe shpëtimi i Evropës nga kriza e refugjatëve dhe terrorizmit kalon nga stabiliteti i Sirisë. Shpresojmë që ditët e ndritshme për vëllezërit tanë janë afër. I uroj suksese vëllezërve tanë Turkmenë në luftën e tyre, lutjet dhe mbështetjet tona do të jenë deri në fund me ata”.”

Zëvendës ministri i jashtëm i Izraelit Tzipi Hotovely u takua me përfaqësuesit e YouTube dhe Google për të diskutuar mënyrat për të bashkëpunuar në atë Izraeli e quan luftën kundër “nxitjes së dhunës dhe terrorizmit”.
Gazeta izraelite Maariv njoftoi dje se Hotovely kanë rënë dakord që të punohet me Google dhe YouTube në mënyrë që të krijojë një mekanizëm të përbashkët pune për të monitoruar dhe për të parandaluar publikimin e “materialeve inflamuese”, me origjinë nga territoret palestineze.
Që nga përshkallëzimi dhunës në kohët e fundit në mes të palestinezëve dhe shërbimeve të sigurisë izraelite, shumë njerëz kanë shpërndarë videot që tregojnë qartë agresionin izraelit ndaj palestinezëve dhe kjo ka ndikuar që bota gjithnjë e më shumë ta kuptojë perspektivën e vërtetë të konfliktit. Gazeta arabe Al-Araby Al-Jadeed me bazë në Londër ka shprehur shqetësime se takimet e tilla haptas sugjerojnë Censurimin e materialeve palestineze nga ana e shtetit izraelit./kohaislame.com

Shqipëria – partnere e Europës në luftën kundër terrorit, por edhe gati për të pritur valë refugjatësh në dimër, shprehet ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Ditmir Bushati pas konferencës rajonale në Berlin.
Deutsche Welle: Zoti Bushati ju morët pjesë në konferencën e ministrave të Jashtëm të Ballkanit në Institutin Aspen, me ftesë të ministrit të Jashtëm gjerman Steinmeier dhe atij italian, Gentiloni. Çfarë masash u diskutuan në lidhje me krizën e refugjatëve në Ballkan, kjo krizë ishte edhe në fokus të kësaj konference që zhvillohet një herë në vit?
Ditmir Bushati: Konferenca këtë vit u fokusua tek çështjet e sigurisë, zgjerimit të Bashkimit të Europian, natyrisht çështjet që kanë të bëjnë me krizën e refugjatëve, terrorizmin dhe cënueshmërinë le të themi të arkitekturës europiane, sidomos pas ngjarjeve të fundit në Paris. Ne këmbyem pikëpamje në lidhje me angazhimin e vendeve të Bashkimit Europian, Gjermanisë, Italisë, vendeve të rajonit tonë, të cilët janë prekur nga kriza e refugjatëve, po ashtu u këmbyen pikëpamje për opcionet e ndryshme që mund të përdoren për shkak të stinës së dimrit dhe rrugëve të ndryshme se si mund të përballohet kjo krizë. Në konferencë u theksua rëndësia e një përgjigjeje të përbashkët në nivel europian dhe e një bashkëveprimi e sinkronizimi sa më të mirë mes vendeve të BE-së dhe rajonit për të përballuar këtë krizë të paprecedentë, e cila nuk duket se do të përfundojë shpejt.
Përmendët se keni diskutuar opcione të ndryshme në konferencë, a është edhe Shqipëria një opcion, pra a preket Shqipëria nga vala e refugjatëve në periudhën e dimrit?
Të gjitha opcionet janë të hapura, duke përfshirë këtu edhe një prekje të mundshme të Shqipërisë, Italisë apo Malit të Zi, në qoftë se mund ta konsiderojmë kështu pjesën Adriatike të Ballkanit. Shqipëria ka marrë masat përkatëse në bashkëpunim me partnerët, në bashkëpunim me vendet anëtare të BE-së, po ashtu kemi përgatitur planin e kontigjenteve. Natyrisht ne jemi një vend me kapacitete të kufizuara, qoftë nga pikëpamja e burimeve njerëzore dhe infrastrukturës, e është kjo arsyeja që masat paraprake duam t’i marrim në kohë dhe në bashkëveprim me vende të tjera.
Po a keni të dhëna se Shqipëria mund të preket gjatë dimrit?Për momentin nuk mund të flitet me garanci të plotë për një skenar që do të prekte drejtpërdrejt Shqipërinë, Italinë apo Malin e Zi, por me afrimin e dimrit , potencialisht kjo mund të kondicionojë akset kryesore, të cilët përdorin njerëzit që duan të shpëtojnë nga lufta.Ju u shprehët pas konferencës se kriza e refugjatëve në Ballkan nuk duhet të prekë integrimin. Çfarë keni parasysh me këtë, a dyshoni se kjo krizë mund të prekë vërtet proceset e integrimit?
Nga ana e dy ministrave të Jashtëm, atij gjerman dhe italian ka një qartësi përsa i përket jo thjesht procesit të integrimit europian dhe avancimit të rajonit në hapësirën euroatlantike, por edhe për të eliminuar çdo lloj spekulimi apo tendence për të ngatërruar krizën e refugjatëve me procese, të cilat kanë nisur me kohë në rajonin tonë. Pata mundësi të ritheksoja faktin, se procesi i zgjerimit apo çdo lloj pakti mbi çështjet e sigurisë, që adreson jo thjesht çështjen e refugjatëve, por edhe çështjet që kanë të bëjnë me luftën kundër terrorizmit duhet të shkojë paralelisht, të ecë bashkërisht me procesin e zgjerimit, përkundrazi situata, të cilën po e përjeton sot për sot rajoni ynë dhe BE, mendoj se bëjnë thirrje për një veprim më të shpejtë strategjik ndërmjet BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.
Mendoni se e regjistruan dy ministrat e Jashtëm të BE-së këtë thirrje për veprim të shpejtë strategjik?Ministri i Jashtëm gjerman dhe ai italian janë shumë të qartë dhe të kthjellët në këtë pikë, shpresoj që në muajt në vijim do të kemi mundësi të dëshmojmë një gjë të tillë.Pas ngjarjeve në Paris, terrori i Shtetit Islamik është kthyer në një sfidë për Prëndimin, por edhe në rajon rreziku nuk është më i vogël. Çfarë u tha për këtë në Berlin?Natyrisht u diskutuan programet, me të cilat vendet që janë pjesë e aleancës kundër të ashtuquajturit “Shtet Islamik” bashkëveprojnë me njëra-tjetrën, përpjekjet që bëhen për shkurajimin e fenomenit të luftëtarëve të huaj, edhe përpjekjet që po bën Shqipëria posaçërisht në këtë drejtim edhe përmes krijimit të qendrës rajonale për përballimin e ekstremizmit të dhunshëm, si pjesë e strategjisë kombëtare kundër ekstremizmit të dhunshëm, të miratuar në Këshillin e Minstrave javën e kaluar. Kjo qendër rajonale që do të ngrihet vitin e ardhshëm në Shqipëri, me mbështetjen e partnerëve strategjikë do të fokusohet tek elementët edukativë, ata të bashkëjetesës fetare, pra për të punuar me komunitete të ndryshme, për të rrezatuar atë që është unike në Shqipëri apo hapësirën shqiptare për sa i përket bashkëjetesës më të mirë fetare. Ka disa forma si mund të luftohet ekstremizmi i dhunshëm, ndër to edhe programet edukative, kulturore, të cilat ne synojmë t’i kultivojmë sa më shumë që të bëhen shembull rrezatues edhe për vende të tjera.Zoti Bushati të kalojmë në zhvillimet në Shqipëri – Shqipëria pret hapjen e negociatave me BE-në, por BE në progresraport e vuri gishtin tek plagët e vjetra në Shqipëri si reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, dekriminalizimi, vetëm pas këtyre reformave do të ketë negociata – një qëndrim i qartë i BE-së ky. E meritonte qeveria shqiptare hapjen e negociatave me BE-në, në një kohë kur ende disa detyra shtëpie nuk i ka bërë?
Më lejoni të theksoj se sipas raportit të Komisionit Europian, Shqipëria është i vetmi vend që ka njohur progres të qëndrueshëm në të gjitha fushat që janë objekt vlerësimi nga Komisioni Europian krahasuar me vendet e tjera, pjesë e dosjes së zgjerimit. Ky progres është i dukshëm sidomos në fushat që konsiderohen parësore, për sa i përket sundimit të së drejtës, e sundimit të së drejtës në ekonomi. Jo vetëm Komisioni Europian, por qeveria shqiptare, shumica parlamentare institucionet kryesore e aktorë të tjerë e kanë vënë gishtin tek një plagë do ta quaja e shoqërisë shqiptare, që është gjendja e mjerueshme e sistemit të drejtësisë. Ka një angazhim politik të fortë në këtë drejtim, po punohet me Komisionin e Venecias, është pozitive që të gjithë aktorët kryesorë politikë dhe parlamentarë kanë referuar opinionet e qëndrimet e tyre pranë Komisionit të Venecias. Opinioni dhe përfshirja e ekspertizës së këtij komisioni, që gëzon reputacion të lartë në Shqipëri, do t’i japë një legjitimitet më të madh të gjithë procesit të reformës në drejtësi.
Pas kompromisit me opozitën për çështjen e dekriminalizimit, a shpresoni që ky model bashkëpunimi me opozitën mund të funksionojë edhe për reformën në drejtësi, ministri i Jashtëm gjerman Steinmeier ju inkurajoi për çuarjen përpara të reformës në drejtësi?Besoj se çdo reformë që vjen si fryt i kompromisit, pa cënuar standartet më të larta demokratike, do të ishte jo vetëm e mirëpritur nga ne, por ne do punojmë për ta arritur një gjë të tillë. Ne po punojmë për këtë dhe ka një gatishmëri edhe nga ana e Komisionit Europian dhe vendeve anëtare për të na mbështetur në këtë proces, me qëllim që të krijohet terreni për rekomandimin për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Shumë punë është bërë, por ende shumë punë mbetet për t’u bërë në këtë drejtim. Kompromisi për ligjin për dekriminalizimin mendoj se mund të shërbejë si një ogur i mirë edhe për reforma të tjera që do të kërkonin një mirëkuptim të gjerë politik, pa cënuar standardet e kërkuara./DW

Banka Qendrore Evropiane zëvendëson kartmonedhat e brezit të parë të Euros. Pas 5 dhe 10 Eurove tani hidhet në qarkullim edhe kartmonedha e re e 20 Eurove. Ajo do të jetë më e sigurtë ndaj falsifikimeve.
Kartmonedha e re 20 Euro në qarkullim nga 25.11Monedha e përbashkët europiane, Euro, u hodh në qarkullim para 20 vitesh. Kartmonedhat e brezit të parë po zëvendësohen hap pas hapi që prej më shumë shumë se 2 vitesh. Këtë të mërkurë do të futet në qarkullim kartmonedha e re 20 Euro. 5 Euro e re qarkullon që nga maji 2013, ajo me vlerë 10 Euro që nga shtatori 2014. Dalëngadalë do të zëvendësohen edhe karmonedhat me vlerë më të lartë.
Fillimisht në qarkullim do të jenë si karmonedhat e vjetra ashtu edhe të rejat. Banka Qendrore Evropiane (BQE) ka në plan t’i heqë ato gradualisht nga qarkullimi. Në plan afatgjatë ato do ta humbasin statusin si mjet pagese. Se kur do të vijë dita, këtë Mario Draghi, presidenti i BQE, dhe ekipi i tij ende nuk e kanë deklaruar.
Kartmonedha falso më e preferuarSipas Bankës Federale 20 Euro është kartmonedha falso më e përhapur deri tani: katër nga pesë të tilla në Gjermani mbajnë shifrën 20. Kartmonedhat e reja Euro do të jenë më të sigurta se të mëparshmet ndaj falsifikimeve. 20 Euro e re përmban shumë elemente të reja dhe të përmirësuara sigurie.
Europa në seriNjë element i ri sigurie i 20 Euros së re është një hologram i tejdukshëm. Nëse e mban kartmonedhën përpara një burimi drite, një portret i Europës do të shfaqet në anën e përparme dhe të pasme të kartmonedhës. BQE i quan kartmonedhat e reja “Seria e Europës”. Figura mitologjike që i jep emrin kontinentit, shfaqet vazhdimisht tek kartmonedhat, mes të tjerash si shenjë uji.

Ngjyrë smerald dhe relievNjë element tjetër sigurie i kartmonedhës së re është shifra e smeraldit, siç quhet – shifra 20, e cila e ndryshon ngjyrën e saj nga e gjelbër smeraldi në blu të errët dhe mbi të cilën, nëse e kthen kartmonedhën më një anë, lëviz një shirit drite. Buzët e kartmonedhës së re si dhe një 20 e madhe, e cila shihet lart në qendër, kanë reliev, i cili mund të ndihet duke e prekur me gisht.

Më shumë ngjyra dhe tis të verdhëSë jashtmi, kartmonedha e re 20 Euro ka ndryshuar shumë pak. Ngjyra blu e kartmonedhës së brezit të parë ishte më e çelët dhe nuk kishte refleksin e verdhë në anën e pasme. Në karmonedhën e re, fjala „Euro“ është vendosur jo vetëm në shkrimin latin dhe grek, por edhe në atë cirilik, dhe akronimin „BQE“ e gjejmë tashmë në tetë gjuhë dhe jo vetëm në pesë si deri tani.
Arkitektura si motiv kryesorMotivi kryesor i karmonedhave euro, „epoka dhe stile“, ruhet edhe në brezin e ri të tyre. Kartmonedhat përmbajnë të njëjtat figura arkitekturore të epokave të ndryshme. Kështu 20 Euro e re tregon përsëri një fasadë gotike, kurse në 10 Euron e re vazhdon të jetë një hark porte i stilit roman./dw

Mbi 200 emigrantë janë përpjekur të kalojnë nëpër tela me gjemba duke synuar kalimin nga Greqia në Maqedoni.Ata kanë hedhur gurë ndaj Policisë, kurse pesë emigrantë që kanë pasur mundësi të kalojnë kanë bërtitur në drejtim të maqedonasvee: “Hapni kufirin”.
Por, më pas emigrantët janë kthyer në Greqi, transmeton Klan Kosova.
Që nga java e kaluar, Maqedonia ka marrë vendim që t’ua lejojë hyrjen vetëm personave që konsiderohen refugjatë të luftës nga Siria, Iraku dhe Afganistani. Përfaqësuesit e të gjitha kombeve tjera që konsiderohen emigrantë ekonomikë do të kthehen mbrapa.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se shteti i tij nuk e ka ndërmend t’i kërkojë falje Rusisë për rrëzimin e aeroplanit afër kufirit me Sirinë.Në një intervistë për CNN, presidenti turk ka theksuar se është pala tjetër ajo që duhet të kërkojë falje për hyrjen në hapësirën ajrore të Turqisë.
“Mendoj se është një palë tjetër që duhet të kërkojë falje, jo ne”, ka thënë Erdogan. “Ata të cilët e shkelën hapësirën tonë ajrore duhet të kërkojnë falje. Pilotët tanë dhe forcat tona të armatosura, ata vetëm përmbushën detyrat e tyre, për të cilat janë përgjegjëse”, transmeton Koha.net.
Në një takim me liderët turq në Ankara, Erdogan ka thënë: “Nëse ndodhë e njëjta shkelje edhe sot, Turqia do të veprojë në të njëjtën mënyrë”.
Rusia sot iu kundërpërgjigj Turqisë se nuk kishte paralajmërime as përmes radios as vizuale nga forcat ajrore turqe.
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se aeroplani ishte rrëzuar një kilometër brenda territorit sirian, derisa Erdogani ka thënë se aeroplani është rrëzuar në Turqi.