Një fotografi e publikuar ditë më parë shpjegon më së miri fuqinë e kthimit të shqiptarëve në fenë e tyre Islame.
Një krahasim i një fotografie të bërë pas vizitës së Papës në Shqipëri dhe faljes së Kurban Bajramit ka ngjallur shumë reagime në rrjetet sociale.
Në foton kur Papa vizitoi Shqipërinë, në një organizim masovik shtetëror dhe me vizitorë të ardhur nga Kosova dhe bota shihet një numër i konsiderueshëm njerëzish, edhe pse shumë syresh ishin vizitorë nga kurreshtja, e që ishin nga të gjitha religjionet, siç ka ndodhur edhe me vizitën e Gjorgj Bushit dhe pushtetarëve të tjerë ndërkombëtarë. Kurse falja e namazit të Kurban Bajramit, e rrjedhur nga ndjenjat e zemrës, në një numër jashtëzakonisht të rritur dukshëm, duket se është indikatorë i qartë se çfarë janë dhe kah janë përcaktuar shqiptarët. Vlerësojeni vet.