Menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, është i vendosur të luftojë dukuritë korruptive në njësitë përbërëse, andaj është e nevojshme dhe edomosdoshme përkrahja e mediave dhe pacientëve që mjekohen në njësitë përbërëse të SHSKUK-së.
Menaxhmentit të Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, nëpërmjet një komunikate ka thënë se pas kronikës televizive të transmetuar në njërën nga televizionet nacionale,ku në fokus ishte Klinika Obstetrike Gjinekologjike, menaxhmenti i SHSKUK-së, ka reaguar menjëherë.
Drejtori i SHSKUK-së, ka kërkuar nga Drejtoresha e Klinikës Obstetrike Gjinekologjike, në mënyrë urgjente të ndërmarrë masa ndaj rastit në fjalë, duke u bazuar në ligjet në fuqi, po ashtu nga menaxherët e njësive tjera organizative të SHSKUK, ka kërkuaraveprime konkrete.
“Është kërkuar të obligohetstafitë jetë shumë më i kujdesshëmnë raport me pacientët, sidomos gjatë komunikimit,i cilinë video shihet se nuk është në nivelin e dëshiruar. Shqetësuespër SHSKUK është edhe fakti se pacientet mes tjerash deklarojnë se kanë dhënë mito për të hyrë në operacion.Menaxhmenti ka shpërndarënjë qarkore obliguese për të gjitha njësitë përbërëse,duke obliguardrejtorëttë përcjellindirekt punën që bëhet në shërbimete institucionit me të cilinmenaxhojnë,duke mos lejuar hapësirë për akte të tilla. Në rastet kur eventualisht mund të vërehen akte korruptive, reagimii drejtorëvedotë jetë i menjëhershëm. Po ashtu,menaxhementi i SHSKUK-së, përmes qarkores informative ka kërkuarnga drejtorët e institucioneve shëndetësore tëbashkëpunojnë me mediet dhe me gjithë opinionin e gjerë publik, në rastet kur kërkohet të luftohen dukuritë negative. Nëse vërehet se ka neglizhencë,menaxhmenti do të jetë i detyruar të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme, në rend të parë ndaj menaxherëve, por edhe vartësve të tyre. Ftojmë pacientët të shfrytëzojnë të drejtën e tyre ligjore për ankesë direkte në Drejtorinë e SHSKUK-së,apo në kutitë e ankesave, duke ju garantuar se atoankesa do të shqyrtohen me seriozitet”, thuhet në komunikatë.
Po ashtu, u njoftua se sëshpejti në kuadër të SHSKUK, do të veproj zyra për të drejtat e pacientit, ku pacientët do të adresojnë ankesat e tyre.